Ekspertët e industrisë thonë se mijëra kriptomonedha do të shuhen

Lojtarë të mëdhenj të industrisë së kriptomonedhave besojnë se mijëra tokenë dixhitalë do të pësojnë kolaps ndërsa numri i blockchaineve në ekzistencë gjithashtu do të bjerë në vitet që vinë.

Janë mëse 19 mijë kriptomonedha në ekzistencë dhe dhjetëra platforma blockchain gjithashtu. Një platformë blockchain, si ajo e Ethereum, është një teknologji mbi të cilët kriptomonedhat ndërtohen.

Kolapsi i stablecoinit algoritmik terraUSD dhe tokenit shoqërues të saj luna, tronditi tregun duke tërhequr më vete mijëra kriptomonedha dhe hedhur dyshime mbi të ardhmen e tyre.

CEO i Fondacionit Web3 Betrand Perez tha se një prej efekteve që kriza e Terra pati javën e kaluar është evidentimi i një detaji të thjeshtë: “Janë shumë blockchainë dhe kriptomonedha në qarkullim.”

“Ato shkaktojnë konfuzion dhe sjellin rrisqe të mëdha për përdoruesit.”

“Njëlloj si në fillimet e internetit ku kishim kompani të shumta dotcom dhe shumica prej tyre ishin mashtrime duke mos sjellë asnjë vlerë që me kalimin e kohës u shuan. Sot e njëjta situatë sikur po përsëritet me kriptomonedhat,” tha Ai.

CEO i kompanisë Ripple Brad Garlinghouse tha se pyetja që bëjmë sot është nëse kemi nevojë për 19 mijë monedha të reja. “Në botën e parave prej letre vetëm 180 janë.”

Komentet nga industria vinë ndërsa tregu i kriptomonedhave po ndjen presionin. Bitcoin ka rënë me 50% nga nivelet rekord të Nëntorit ndërsa edhe kriptomonedha të tjera janë në nivelet më të ulëta historike. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mediat serbe pyesin zv.kryeministrin Bislimi a është e obligueshme Kosova ta nënshkruajë marrëveshjen për Asociacionin, ja si përgjigjet

Story i radhës

Gjithçka gati për Testin e Arritshmërisë, zëvendësministri prezanton detajet dhe rregullat

Të fundit nga