ekspertet alarmojne lendet narkotike jane lehte te kapshme per te rinjte 6207b92c6ccdd

Ekspertët alarmojnë: Lëndët narkotike janë lehtë të kapshme për të rinjtë

February 12, 2022
1 minut lexim
Dujovski 1 780x470 1

Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë destinacion dhe vend strategjik i mafias ndërkombëtare për transitin e drogës për në Evropë. Kështu vlerëson eksperti i sigurisë Nikolla Dujovski, sipas të cilit lëndët narkotike janë lehtë të arritshme edhe për të rinjtë në vendin tonë, shkruan Alsat.

“Ne nuk kemi asnjë aksion posaçërisht në shkollat e mesme përmes së cilëve përgjegjësit për parandalim në MPB, në punën dhe politikën sociale, organizatat joqeveritare do të zbatojnë fushatë parandaluese që të rinjtë mbahen larg. Nuk është e mjaftueshme të dëgjojmë se dikush është dënuar me dënim me kusht me burg ose me dënime afat shkurte me burg”, tha Nikolla Dujovski, ekspert për Siguri.

Dujovski thotë se vendi në aspektin gjeostrategjik është tokë e favorshme për transitin e drogës sidomos asaj që qarkullon nga Afganistani, përmes Lindjes së Mesme dhe përfundon në Evropën Perëndimore. Kjo për faktin se ruta është më e letë dhe nuk shfrytëzohet komunikacion ujor dhe ajror.

“Një periudhë më të gjatë kohore, vendi u shndërrua si tokë e frytshme edhe për transit por edhe si destinacion i fundit i drogës. Është sekret publik se droga është lehtë e arritshme edhe për nxënësit e shkollave të mesme edhe për studentët dhe njerëzit e ri. Aksionet e MPB-së në periudhën e fundit, flasin për atë se me të vërtetë ka shumë drogë në vend”, theksoi Nikolla Dujovski, ekspert për Siguri.

Por nga MPB thonë se policia vazhdimisht rrit efikasitetin në luftën kundër kontrabandës së drogës. Madje edhe në bashkëpunim me kolegët ndërkombëtar.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

pse konflikti rusi ukraine u pershkallezua pikerisht tani 6207b926a409a
Story i mëparshëm

Pse konflikti Rusi-Ukrainë u përshkallëzua pikërisht tani?

qytetaret shprehin interesim per vaksinim ne sheshin e prishtine 6207b9cf79ea8
Story i radhës

​Qytetarët shprehin interesim për vaksinim në sheshin e Prishtinë

Të fundit nga

KF Gostivari tërhiqet nga kampionati!

KF Gostivari ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen e menjëhershme nga kampionati pas publikimit të dënimeve të rënda nga Komisioni i Disiplinës së FFM-së. Në një komunikatë të gjatë, klubi shpreh indinjatën për mënyrën

Aida Doçi ekspozon barkun e rrumbullakosur

Këngëtarja e njohur Aida Doçi gjithmonë gjen kohë për të qëndruar pranë ndjekësve të saj në rrjetet sociale. Ajo shpërndan momente nga jeta e përditshme dhe karriera artistike. Pak javë më parë, përmes
ShkoLartë