Ekosistemi Shqiptar i sipërmarrjes, ekspertë nga Evropa ndajnë eksperiencat Uplift dhe Bridge2EU

Jeni një startup inovativ, keni një produkt teknologjie apo jeni një ekip që ëndërroni të filloni një sipërmarrje?

Më 20 Qershor në ambientet e ICTSlab, ICTSmedia dhe SOVVA me mbështetjen e SlovakAid organizojnë një takim fireside chat me të ftuar nga ekspertë nga Evropa me eksperiencë të gjerë në ndërtimin e ekosistemeve në Sllovaki dhe Estoni.

Një aktivitet inspirues që mund të shërbejë si një dozë të domosdoshme motivimi, biseda “Albanian Entreprenuership Ecosystem” vjen me të ftuar Peter Kolesar, Michal Laco, Eva Simekova, Martin Vesely dhe Lubomir Bilsky.

Ndarja e experiencave Uplift dhe Bridge2EU, trendet e reja të ngritjes së fondeve, fondet VC dhe instrumentet Evropiane janë disa prej temave ku do të përqendrohet diskutimi.

Gjatë këtij takimi do të zbulohen planet për edicionin e 4-ërt të akseleratorit rajonale të startupeve Uplift Western Balkans. Startupe dhe scaleupe pjesëmarrëse në edicionet e kaluara si dhe aktorë të tjerë të ekosistemit në Shqipëri do ti bashkohen këtij evenimenti.

Për të regjistruar pjesëmarrjen tuaj ju ftojmë të plotësoni formularin në këtë lidhje: https://forms.gle/Y5tx6vKLax5EEuqw7

Në Janar të këtij viti Uplift Western Balkans mbylli edicionin e tretë. Uplift Western Balkans përfaqëson një rrugëtim mese tre vjeçar me misionin për të zhvilluar dhe demokratizuar ekosistemin e sipërmarrjes dhe startupeve në Ballkanin Perëndimor. Historia e Uplift mori një dimension tjetër këtë vit duke sjellë në vëmendje të komunitetit jo vetëm startupet e Shqipërisë por të Ballkanit Perëndimor.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këngëtarja Ganja ka ardhur vërtetë me hitin e kësaj vere

Story i radhës

Përshkallëzohet prostesta në Kosovë, veteranët hyjnë në oborrin e Kuvendit

Të fundit nga