Ekonomisti për rritjen e çmimeve: Ka abuzime, kjo periudhë mund të shmangej

March 14, 2022
1 minut lexim

Klark Kodra, ekonomist dhe aktivist, thotë se e konsideron abuzive rritjen e çmimeve në vend.

I ftuar në Rtv Ora me gazetarin Sebastian Zonja ai thotë se ka një rritje të atillë që nuk duhet të ndodhte në këto momente.

“Ka rritje që nuk do të duhej të ndodhnin në këto momente. Ka njëfarë abuzitiviteti. Kjo periudhë e tillë mund të shmangej”.

E ndërsa gjthçka po i faturohet luftës në Ukrainë, nga qeveria nuk ka një transparencë sesa ka qenë stoku i karburantit në vend në momentet që çmimi kërceu në bursa.

“Është detyrim ligjor që kush shpërndan naftë, sasinë e naftës që blejnë duhet ta magazinojë deri sa të vijë momenti për shitje.Ligjin e detyron secilën prej kompanive. Por problemi është se a janë të mjaftueshme kapacitetet magazinuese të naftës? A e përcakton ligji sasinë e naftës”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Katy Perry fiton gjyqin për të drejtat e autorit të “Dark Horse”

Story i radhës

Bitcoin and Ethereum Stuck in a Range, LUNA Inches Higher

Të fundit nga

ShkoLartë