Ekipi i Mario Mitajt hedh sytë për transferimin e Mirlind Dakut

Mirlind Daku u shpall lojtari i ndeshjes në përballjen e fundit kundër Lokomotivës së Moskës.

Sulmuesi shqiptar i turpëroi lojtarët kundërshtarë në asistin e dhënë, teksa dribloi të gjithë mbrojtësit dhe më pas shërbeu për shokun e ekipit që gjeti golin.

Por në këtë përballje, nuk luajti Mario Mitaj te Lokomotiva e Moskës.

Sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Rusia, Lokomotiva ka hedhur sytë nga Mirlind Daku dhe e sheh si një lojtar me potencial për të zëvendësuar 35-vjeçarin Artem Dzyuba.

Story i mëparshëm

“I pështyn të gjithë dhe pastaj i lëpin”, degradon në ofendime debati i Rozës me Eglën: Prek një gjë me dorë

Story i radhës

Qindra mijëra njerëz protestojnë në Argjentinë kundër shkurtimit të financave të arsimit nga Milei

Të fundit nga