Ekipi i Kosovës arrin në Stamboll, pritet kthimi i tyre

Delegacioni i Kosovës i mundjes ka arritur këtë të martë në Stamboll.

Ekipi i Kosovës i mundjes ndodhej në qytetin Kahramanmarash, për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “12 February”, teksa më pas përjetoi tmerrin shkaku i tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë.

Qyteti në fjalë ishte një prej më të goditurve nga tërmeti, por fatmirësisht delegacioni ynë, që ndodhej atje, shpëtoi nga më e keqja.

Pasi u larguan nga Kahramanmarashi, kosovarët shkuan në Kayseri të hënën, kurse sot udhëtuan drejt Stambollit.

Delegacioni i Kosovës në mundje tani pritet që shpejt të rikthehet në vendin tonë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Një vajzë 4-vjeçare shpëtohet nga rrënojat 33 orë pas tërmetit që goditi Türkiyen jugore

Story i radhës

Sizmologu italian: Tërmetet e të hënës zhvendosën kontinentin e Anadollit deri në 10 metra

Të fundit nga