ekipi i duros e permbys me 10 lojtare dhe i shkon 1 pike larg tiranes 63a4675a05a5f

Ekipi i Duros e përmbys me 10 lojtarë dhe i shkon 1 pikë larg Tiranës

December 22, 2022
1 minut lexim

Egnatia e Shpëtim Duros po vazhdon që të korr rezultate mbreslënëse, teksa tani renditet në vendin e tretë dhe me vetëm një pikë larg Tiranës që ndodhet e dyta. Në ditën e sotme Egnatia arriti të fitonte ndaj Kastriotit, në një ndeshje që kishte jo pak përmbysje.

Fillimisht ishte Xhekson që kaloi miqtë në avantazh me anë të një penalltie. Por avantazhi nuk i zgjati shumë Egnatias pasi Santiago Selmani do të barazonte në të 36, vetëm gjashtë minuta më vonë. Kështu do të mbyllej pjesa e parë, ku nuk duhet harruar se në minutën e 41 Agbekpornu mori kartonin e dytë të verdhë për ta lënë me 10 lojtarë Egnatian.

Me nisjen e së dytë ishte Hasani që prodhoi një perlë të vërtetë nga distanca për të sjellë përmbysjen e parë. Teksa Hasani ishte ende duke u gëzuar, vetëm 3 minuta më vonë, Fernando barazoi shifrat.

Këtu nisi edhe “fikja e dritave” për Kastriotin. Egnatia kishte 10 lojtarë në fushë, por nga minuta e 60 në të 64 krijoi të paktën 5 raste të pastra shënimi, duke shpërdoruar pafundësisht si të ishin në stërvitje. Por në një tentativë nga të shumtat që po krijonte Egnatia brenda pak sekondash, De Large arriti të gjente rrjetën.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

shperthen nje lufte e re ne horizont ngrihen 39 avione luftarake dhe 3 anije ne 24 ore 63a4674f68ad4
Story i mëparshëm

Shpërthen një luftë e re në horizont? Ngrihen 39 avionë luftarakë dhe 3 anije në 24 orë

rritet numri i bursave per nxenesit kete vit 63a467c6e92f7
Story i radhës

Rritet numri i bursave për nxënësit këtë vit

Të fundit nga

Victoria Silvstedt magjepëse me fustan rozë

Victoria Silvstedt preu një figurë magjepsëse teksa mori pjesë në premierën e filmit Sirat në Festivalin e Filmit në Kanë në Francë të enjten. Modelja, 50 vjeçe, u sigurua që të gjithë
ShkoLartë