Ekipi i ABC sjell pamjet nga Kievi: Marketet bosh, qytetarët po vuajnë për ushqime, rusët gjenden kudo

Krahas bombave të Rusisë dhe të ftohtit, ukrainasit duket se po përballen edhe me një tjetër problem madhor gjatë këtyre ditëve të luftës, i cili është ushqimi.

Ekipi i ABC në Kiev raporton se raftet e marketeve në qytezat pranë kryeqytetit janë thuajse bosh, ndërsa qytetarët janë të radhë për të marrë edhe ato pak ushqime që kanë mbetur aty.

Siç shihet edhe në videot e siguruara nga gazetari i ABC në Kiev, Taulant Kopliku, pjesa e ushqimeve bazike është tërësisht bosh në markete, ndërsa shihen të kenë mbetur ende vetëm disa çokollata dhe ëmbëlsira.

Mësohet se ekipe sabotatorësh rusë ndodhen në zona të ndryshme të qytetit duke bërë që ukrainasit të vijojnë gjuetinë ndaj tyre.

Ekipi i ABC ndodhet prej tre ditësh në Ukrainë dhe që prej ditës së djeshme në Kiev ku po raporton vazhdimisht në lidhje me ngjarjet historike që po ndodhin atje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Osmani: Anëtarësimi në NATO parakusht për paqen në rajon

Story i radhës

Jepni për nënën

Të fundit nga