Einxhel Shkira dhe motra e DJ Dagz përballen live në emision, çfarë i thanë njëra-tjetrës (VIDEO)

March 7, 2022
1 minut lexim

Einxhel dhe DJ Dagz nisën një histori dashurie brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Ditën e sotme, Einxhel dhe Aurora folën publikisht për marrëdhënien e tyre në “Wake Up”duke treguar se janë shumë të afërta pasi janë të ngjashme në karakter.

Aurora tha se ngjan shumë me të ndaj e dinte se ishte e vështirë që të shprehte ndjenjat për Dagzin. Ndërsa Einxhel e falenderoi publikisht për mbështetjen që i ka dhënë, ndonëse nuk kanë munguar rastet kur ka mërzitur DJ Dagz.

Aurora: Unë jam person i cili lexon shumë informata dhe kam qenë gjithmonë pro dhe kam parë dicka tek Einxhel, ashtu siç ka parë dhe Arbri. Prej fillimit e kam ditur se do ketë diçka. Duke patur parasysh se çfarë karakteri ka dhe sa e fortë është, edhe të tregojmë ndjenja para të gjithë shqiptarisë, kështu që nëse e ka lëshuar murin që kishte para vetes, unë si femër që ngjasoj shumë me Einxhelin, e kam parë këtë mesazh dhe ashtu sic e interpretoj unë është e vërteta. Einxhel shumë faleminderit që ka dalë ashtu se sa herë e thoja më thonin shumë romantike.

Einxhel: Unë nuk e kam ditur që kishte filluar suportin ndaj meje shumë më përpara se unë të kërkoja një lidhje me Dagzin, e falenderoj për çdo fjalë që ka thënë, por edhe që në asnjë moment nuk ka bërë atë motrën që okej ma mërziti vëllain, nuk është gjë. Ka ditur të lexojë si një vajzë dhe të kuptojë arsyen e stepjes time si dhe ka vlerësuar forcën time.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çka po ndodh në Kuvendin Komunal të Dragashit!

Story i radhës

Kuvend, përpjekje për plotësimin e komisioneve

Të fundit nga

ShkoLartë