Gjeografikisht, Shqipëria dhe Sri Lanka janë në linjë ajrore larg njëra- tjetrës rreth 7019 kilometra ose 4361 milje. Ky vend aziatik, mes Indisë dhe Oqeanit Indian, ka një sipërfaqe prej 65.610 km katrorë dhe një popullsi, sipas regjistrimit të vitit 2021, në më shumë se 23 milionë banorë. Ka si kryeqytet Colombon, me një popullsi të përgjithshme, qendër dhe periferi, rreth 6 milionë banorë e në qendër rreth 1 milionë banorë. Si vende e si popuj, përveç të dhënave gjeografike e demografike, na ndajnë edhe shumë detaje, cilësi, tradita, zakone, fe, rite, rrethana historike dhe aktuale, fakte, tregues,.. Por, kemi edhe jo pak ngjashmëri, që na ofrojnë dhe bashkojnë në grupin e vendeve me nivele të ulëta zhvillimi dhe mirëqenieje e me nivele tejet të larta korrupsioni. Lista e tyre mund të mbushet me nivelet e ulëta të zhvillimit, prodhimit për frymë, pagave, pensioneve, të mirëqenies si dhe me nivelet e larta të krizës ekonomiko-financiare dhe sociale, çmimeve, korrupsionit, emigracionit, kriminalitetit, sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë, fanatizmit shumëdrejtimësh…
Ndër ngjashmëritë më kryesore është qenia e dy qeverive nën ndikimin e Xhorxh dhe Alex Soros si dhe e dy vendeve viktima të skenarëve, recetave, rekomandimeve, eksperimenteve të tyre ekonomiko-socialë për sajim krizash dhe për falimentim të plotë. Prandaj, shumica e analistëve vendas dhe ndërkombëtarë e kanë vlerësuar krizën politike dhe qeverisëse në Sri Lanka edhe si dëshmi se ku fusin duart atë e bir Soros vendet përmbyten nga varfëria, korrupsioni, krizat, destabiliteti,…, edhe si dështim e goditje për vazhdimësinë e ndikimit të tyre në këtë vend…
këtë këndvështrim, mund të vlerësohet edhe si kambanë alarmi, paralajmërimi dhe kërcënimi të afërt edhe për Rama-qeverinë…, edhe pse ai dhe edramistë të tjerë, përpiqen ta largojnë rrezikun me shprehjen “Ohuuuuu, sa larg është Shqipëria nga Sri Lanka”! Këto ngjashmëri kanë ndihmuar për ta kapërcyer shpejt largësinë e madhe gjeografike e që ngjarjet e këtyre ditëve të fundit në këtë vend të ndiqen me interes dhe të shërbejnë si eshkë, benzinë, çakmak…për debate pro e kundra, sidomos mes partiakëve të flaktë apo militantëve të PS-së dhe PD-së. Ashtu siç është bërë panoramë, pamje e zakonshme apo traditë e këtyre viteve të fundit, rrëzimi nga postet i presidentit dhe kryeministrit në Sri Lanka, më 9 korrik 2022, pas protestave tejet masive popullore, është ndjekur nga ekranet e televizioneve edhe nga shumica e shqiptarëve, më së shumti nëpër kolltukë shtëpish, karrige kafenesh, stola lulishtesh duke luajtur domino, tavëll, letra bixhozi…, nga zhezlongë plazhesh, nga dhoma dhe restorante hotelesh…Si popull që “i shkojnë fjollë” apo si mjalti nëpër lugë e petulla jeta, punët, qejfet…,që historikisht dhe gjatë 78 vjetëve shkopin dhe bukën në duar ose gojë, nuk ia ka ngrënë qeni, por vetëm partia dhe qeveria e zemrës, i kanë vështruar me indiferentizëm apo si spektatorë të painteres skenat, kur dhjetëra mijëra srilankas vërshonin në godinat dhe ambientet e brendshme presidenciale dhe qeveritare…, ndërsa presidenti dhe kryeministri iknin nga sytë këmbët për të shpëtuar kokat…Ata edhe mund të jenë dridhur në vetvete nga mesazhi se kur ngrihet populli e derdhet shesheve është si tsunami që vjen nga deti…Njëherazi, mund t’i jenë lutur Zotit të mos ndodhë kjo gjëmë në Shqipëri dhe që Edi Rama të rrojë e mbretërojë sa male, vetëm e vetëm të mos rikthehet më kurrë në pushtet “maloku” Sali Berisha, edhe pse në shumicën e viteve të qeverisjes së tij ishin më të fituarit ndër shqiptarët!!!??? Jo pak shqiptarë “të majtë”, duke “harruar” se çfarë bënë vetë rreth 25 vjet më parë , më 1997, edhe i kanë qortuar srilankasit, që janë treguar aq “barbarë”, agresivë e të pamëshirshëm ndaj presidentit dhe kryeministrit të tyre. Ndonjëri edhe mund t’u ketë thënë shokëve: po këta srilankasit përse nuk marrin shembull nga durimi ynë stoik, përtej njerëzor gjatë 65 vjetëve të Enverit dhe Ramizit, Fatosit… ,Edi Ramës e 13 vjetëve të Berishës, kur nuk kemi bërë, nuk po bëjmë jetë më të mirë dhe nuk jemi nëpërkëmbur e vjedhur më pak se ata??? Sipas këndvështrimit, logjikës, interesit të tyre ngushtësisht individual, familjar, partiak…, nga ajo që bënë më 8 dhe 9 korrik, srilankasit u treguan popull aspak “demokratik”, paqësor, qeveridashës, pavarësisht se qeveria kishte vite që i kishte varfëruar dhe vjedhur me rrugë korruptive e çmime të pafre për ngritje ndoshta më pak, se qeveria e tyre shqiptarët e Shqipërisë, domethënë edhe jo pak “të majtë” nga populli i thjeshtë e 78 vjet varfanjak, si askush apo pakkush në Europë… Po sipas këtyreve, me një dozë të fortë humori, edhe në këtë gjendje katastrofike, në të cilën ndodhet Shqipëria, më e mira është jo përvoja e Sri Lankës, por alternativa: o burra shqiptarë, vrap nëpër kafene, stola lulishtesh, zhezlongë plazhesh, ekrane televizorësh për ndeshje futbolli e telenovela turke, për në nevojtore…ose rrëzë muresh, gardhesh, drurësh me trungje të trashë! Për ne dhe familjet tona, për rritjen e mirëqenies dhe për Shqipëri më të mirë, le të mendojë e të ndihmojë ZOTI në qiell! Plot shqiptarë, kur kanë dëgjuar dhe lexuar për dorëheqjen e kryeministrit të Sri Lankas, edhe mund të kenë pyetur, majtas e djathtas: More ç’ bëhet kështu në këtë vend???!!! Edhe kryeministri i Sri Lankës, në “fund të botës” i njihka fjalët, praktikën dhe traditën “dorëheqje”???!!! Vetëm Edi Rama ynë, në mes të Evropës, “nuk i njeh” dhe “kupton”???!!! Nga ana tjetër, pra e Shqipërisë, ne jemi një popull, siç na ka cilësuar shoku Enver Hoxha sa qe gjallë, “trim, heroik, legjendar, që e ka çarë rrugën e historisë me pallë në dorë”…Ndërsa në këto vite i kemi shtuar dhe forcuar këto cilësi, për të cilat kemi kënduar, vallëzuar dhe shkruar dhe vazhdojmë t’i bëjmë këto si rrallë popull shumëfish më i madh në glob. Këto vitet e fundit shqiptarët po lënë nam e po çudisin botën me zgjuarsinë dhe heroizmin në fushat e kultivimit të kanabizit dhe të trafikimit të drogave, duke spostuar nga vendet e para edhe disa mafie europiano- perëndimore, aziatike, amerikano- latine…!
Një fushë tjetër ku po shkëlqejnë “gjenialiteti dhe guximi i marrë” i shqiptarëve është ajo e vjedhjeve mjeshtërore të vilave të wipave të sporteve dhe të arteve në Itali, Spanjë, Portugali, Angli, Greqi… Në vend, domethënë në Shqipëri, shqiptarët po tregohen trima të rrallë e të çartun, duke i marrë gjak në vetulla si dhe jetën për një fjalë goje, 1 metër katror tokë apo banesë, për pak doza drogë, për një dorë lekë…, nënës, babait, vëllait, motrës, xhaxhait, komshiut, shokut, mikut, ortakut…!
Vërtetë qeveria jonë mund të jetë më e korruptuar se ajo e Sri Lankës dhe e ka merituar disa vite para saj të njëjtin fat, por ama është edhe më me fat! Qeveria e Edi Ramës ka një popull të butë, të urtë, gati- gati si delet, qengjat, lepujt…! Por, edhe moskokëçarës as për veten, familjen, fëmijët, që ikin e ikin nëpër vende të Perëndimit, për atdheun…, Në “shumicë”, paradoksalisht apo çuditërisht, ai e do dhe voton këtë qeveri, edhe pse ia ka nxirë në këta 9 vjet jetën dhe vendin. Por, Rama-qeveria është me fat edhe për një arsye tjetër! Ajo ka një opozitë të kulturuar, të emancipuar, me shumicën e drejtuesve me formim dhe doktorata nga vende të Europës Perëndimore, në SHBA, e tj…, Për më tepër e për keq, të vetëpërçarë, që bën protesta paqësore, gati – gati si manifestime festive, për t’u marrë shembull në të gjithë globin, me përjashtim nga francezët dhe ca opozita të tjera “barbare”, “maloke”, kokëshkreta dhe qeverirrëzuese!