Egzona ka lënë shtëpinë e ‘’Big Brother’’ si e eleminuara e sotme.
Mes emocionesh ajo nuk e ka fshehur mërzinë që nuk arriti të vazhdonte rrugëtimin e saj.
Pasi dëgjoi edhe komentet e opinionistëve dhe ish-banorëve, Egzona rrëfeu se mund ta ketë penalizuar raporti i krijuar me Donaldin.
Gazetarja nuk harroi të tregonte edhe vështirësinë që ka patur për tu përshtatur me banorët e vjetër.
‘’Nëse do mund të ndryshoja diçka do ishte të refuzoja të hyja në këtë fazë të lojës. E kam vuajtur shumë distancën me banorët e tjetër, për ata isha gjithmonë e reja’’,- tha ajo.