Egocentrizëm apo tradhti

min lexim

Deri tani assesi kohezion politik vetëm luftë e egër politike.A mund të konstatojmë me keqardhje, nga këto ngjarje aktuale se rreziku më i madh i shqiptarit është vetë shqiptari! Ne dukje konstatim dëshpërues bile edhe maksimal por polarizimi aktual politik ka shkua në një shkallë kritike që mund të sjell ngjarje të padëshiruara e të rrezikshme që mund ti shkojnë në llogari vetëm rivalëve, dikur pushtuesve, të Kosovës pra shtetit dhe politikes Serbe edhe  disa tjerëve.

Absurditeti që shkakton dhe huti diplomatike ndërkombëtare është sjellja me ngulëm e kryetarit të qeverisë Shqiptare,Edi Rama, për Ballkanin e hapur. Një përqafim i tillë i karremit Serb, për interesa sllavo-ortodokseparaqet penetrimin politik të Serbisë si një “pykë” e rrezikshme e tektonikes politike në tërë Ballkanin e veçanërisht për Kosvën. Fatkeqësisht në përkrahjen e këtij koncepti janë  dhe një grup  politikan, afarist, gazetar e analista nga Kosova e Maqedonia e veriut.

Qëllimet hegjemoniste të Serbisë dhe vasalëve të saj janë kamufluar me interesa ekonomike të një tregu të Ballkanit perëndimor të përkrahur dhe nga Sorosi. Pas ndalesës së ardhjes se Lavrovit në Ballkan ai u shpreh ndër të tjera se Ballkani i hapur ishte një iniciativë serbe dhe se Rusia e mbështeste këtë pavarësisht kundërshtimeve të Brukselit.

Përkrahja e verbër e Kosovarëve që “shesin” analiza politike duke lansua idenë se Serbisë duhet dhënë diçka në shkëmbim të njohjes nga ana e saj, dhe përkrahja e Ballkanit të hapur tregon për kategori të rrezikshme të mbështetur financiarisht dhe nga shtëpi televizive. Po të shikoni me kujdes se kush janë këta ju dalin përpara plot afera antikombëtare duke filluar me shërbimin e tyre apo të baballarëve të tyre në UDB, dënimin e rezistencës së minatorëve, likuidimin e patriotëve Gërvalla e Zeka dhe patriotëve tjerë, rasti Kumanova, kundër luftës së UÇK-së dhe shumë raste tjera antikombëtare.Pra  tani shtiren si tellall të koncepteve, të rrezikshme për  Kosovën,nën petkun eanalistave, këshilltarëve, deputetëve e kryetarëve.

Humbja e kohezionit politik në Kosovë ka nxjerrë në pah egon para interesit kombëtar, mohimin para bashkëpunimit, kacafytjen para tolerancës, ironinë para arsyes, injorancën para profesionalizmit, ndërrimin e adn-së politike nacionale me tjera interesa, inatin para arsyes. Krejt kjo mund të qojë në situata të paparashikueshme që rrezikojnë qenjënshtetrore e veçanërisht kur tani po realizohet me gjasa të mëdha liberalizimi i vizave për çarkullimi të lirë dhe në horizontëjanë dhe dy marharitar për shtetin tonë antarsimi në NATO dhe Këshillin Europian.

Ideja e Ballkanit të hapur ka zanafillën që nga D.Tucoviqiqë Serbia të shtrinte influencënplitike e ekonomike në Ballkan. Këtë ide në skenën tonë politike e pat ofruar dhe Adem Demaqi si “Ballkania” e tani Edi Rama si Ballkan i hapur. Ajo që shihet e përbashkët përveç këtij koncepti është dhe koncepti politik ultra i majtë i të gjithë këtyre eksponentëve, me ose pa vetëdije, ta tjetërsojnë çështjen shqiptare deri në margjinat e skajshme të Historisë, tani dhe me tendencë zhdukje.

Në politikën e saj Serbisë i intereson mbështetja ekonomike e politike e Evropës që ka pas gjatë historisë, ta ketë  fuqinë ushtarake me armë në radhë të parë nga Rusia dhe Kina, mbështetjen e Shqipërisë me Ballkanin e Hapur dhe luftën politike brenda shqiptare e Amerikën si aprovues të heshtur politik.

Klasa politike në Kosovë dhe në Shqipëri duhet pas kujdes se si po sillet të bashkërendoj interesat shtetërorë e kombëtare dhe mos të bije në kthetrat e së keqes. Rastet e tilla të avancimit dhe integrimit në organizma ndërkombëtar për shtetin vetëm njëherë trokasin në dyer. Veprimet negative do shërbejnë vetëm kundërshtarëve të shtetit tonë dhe interesave mafioze. Politika bazuar në misionin që ka për zhvillimin ekonomik e social të shtetit tonë e në funksion të aktualitetit politik botëror  e orientuar në luftën e Ukrainës dhe inflacionit ekonomik botëror duhet ta kuptonsituatën se egocentrizmi që sot po prodhohet nga politikanët dhe grupet e interesitmund të kalon në tradhti.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ukraina dhe Moldavia marrin statusin e kandidatit për anëtarësim në BE

Story i radhës

eBay blen një treg NFT të arteve dixhitale

Të fundit nga

Kthehet Rodrygo

Sulmuesi brazilian, Rodrygo, është kthyer në stërvitje te skuadra e Real Madridit.  Rodrygo u lëndua më