Efektivi i Rrugores rrëfen sherrin me kolegun e tij: Drejtësia të vihet në vend!

Dy efektivë të Policisë Rrugore në Elbasan, u pezulluan nga detyra për shkak të një sherri mes tyre. Konflikti ka nisur jashtë orarit zyrtar mes efektivit E.H. dhe kolegut të tij 23-vjeçar, R.M.

Sherri mes tyre përfundoi me përdorimin e armëve të ftohta. Në një intervistë për Panorama TV, efektivi i dhunuar, E.H. u shpreh se debati me kolegun e tij, ishte mbyllur disa ditë më parë.

Ai tregon se ka pasur një drekë pune me kolegët në Elbasan. Pas drekës, vijon efektivi, ai i është drejtuar mjetit, teksa shton se disa persona të maskuar i janë afruar dhe e kanë goditur.

Efektivi E.H. thotë se e ka njohur 23-vjeçarin R.M. Ai kërkon që drejtësia të vihet në vend ndaj tij, dhe se policia e dinte rastin dhe nuk ka reaguar.

“Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas drekës së punës që kishim me koleget në një lokal në Elbasan, dhe teksa një pjesë qëndroi për kafe, nga lokali unë dola i fundit,

Duke shkuar drejt makinës time, aty me vijnë disa djem me kapuç e maska. Mund të kenë qenë 3-4 veta, dhe gjatë përleshjes kuptova që ishte Redi Mato, kolegu, punonjës policie në Komisariatin e Elbasanit, ata kishin shkopinj.

Vetëm natën e mbrëmshme kur ndodhi ngjarja kishim përleshje, se atë ditë në polici kemi pasur një debat të vogël, por që u sqarua mes nesh, dhe nuk kisha asnjë personale.

Mbrëmë kur ndodhi sulmi, isha i shoqëruar edhe nga një shok i imi i cili poashtu u godit. Sot dua që drejtësia të vendos ne ven dhe se personi në fjalë të dal para organeve ligjzbatuese, policia atë ditë e dinte, dhe nuk u mor asnjë masë ndaj tij” – u shpreh efektivi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shaqiri: Pse i gjithë ky vrerë ndaj Agim Ademit?

Story i radhës

Gërvalla: Serbia ka përdorur shantazhe sa herë Kosova ka aplikuar në organizata ndërkombëtare

Të fundit nga