efektet e luftes mbi 25 e popullit ukrainas kane braktisur shtepite e tyre 62445e0a5b41c

Efektet e luftës – mbi 25% e popullit ukrainas kanë braktisur shtëpitë e tyre

March 30, 2022
1 minut lexim

Shifrat e fundit nga agjencia e OKB-së për refugjatët tregojnë se mbi 4 milion njerëz kanë ikur në vendet fqinje dhe më shumë se gjashtë milionë janë zhvendosur brenda Ukrainës, që do të thotë se të paktën një e katërta e popullsisë është dashur të braktisë shtëpitë e tyre për shkak të luftës, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Kjo do të thotë se katër milionë njerëz, kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar, tani janë të varur nga vendet fqinje për mbijetesën e tyre.

Është kriza më e madhe e refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore – vetëm Polonia ka pranuar 2.3 milionë refugjatë ukrainas.

Ndërsa Rusia ka lënë të kuptohet se mund të zvogëlojë sulmin e saj, bombardimet e qyteteve të Ukrainës vazhdojnë, dhe më shumë familje të dëshpëruara do të përpiqen të ikin.

Edhe nëse luftimet ndalojnë, qytetet janë në rrënoja, shtëpitë e shkatërruara. Nuk mund të ketë zgjidhje të shpejtë për një krizë kaq të madhe humanitare – uniteti dhe bujaria e Evropës do të nevojiten jo për javë të tëra, por ndoshta me vite.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

neser publikohet projekti i ri muzikor i era istrefit i titulluar bebe 62445e05c5cf4
Story i mëparshëm

Nesër publikohet projekti i ri muzikor i Era Istrefit i titulluar “Bebe”

ash kemi rezerva per besueshmerine e regjistrimit 62445ee736356
Story i radhës

ASh: Kemi rezerva për besueshmërinë e Regjistrimit

Të fundit nga

ShkoLartë