edita tahiri tensionet per fajin e albin kurtit beogradi po i fryn zjarrit por kosova seshte vetem 63a9c8780e340

Edita Tahiri: Tensionet për fajin e Albin Kurtit! Beogradi po i fryn zjarrit por Kosova s’është vetëm

December 26, 2022
1 minut lexim

Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në dialogun me Serbinë, komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon tensionet në veri të Kosovës dhe sulmet ndaj një ekipi të KFOR-it.

Edita Tahiri tha se situata vijon të jetë e tensionuar dhe e rëndë. Sipas saj, Serbia po tenton të destabilizojë veriut për agjendat e saj, ndërsa për qeverinë Kurti, Tahiri tha se nuk janë treguar vigjilentë.

“Serbia po kërkon arsye që të destabilizojë veriun për agjenda të saja gjeopolitike por edhe nga qeveria jonë pati disa lëshime të karakterit taktik. Kur vjen situata tek veriu, qeveria e Kosovës, dhe ne duhet të jemi tepër vigjilentë.

Aty ku armiku i fryn zjarrit, e jona pra si palë dhe udhëheqje shtetërore në çdo mënyrë duhet të pengojë shfaqjen e zjarrit dhe eskalimin.”-tha Tahiri.

Edita Tahiri deklaroi se Serbia duke parë që ndërkombëtarët nuk kanë ndërhyrë për të hequr barrikadat, po shfrytëzon këtë hapësirë për të prodhuar një konflikt dhe kanë dhënë paralajmërime për konflikt të armatosur.

“Sipas mendimit tim nuk mund ta bëjë Serbia se ne s’jemi vetëm. Kur e bëmë këtë shtet të pavaruar e kemi bërë me aleatët, amerikanët dhe KFOR-in. Po të ishte e vetmuar Kosova, Vuçiçi do provonte dhe më herët të shkaktonte diçka jo të mirë. Duhet të jemi tepër vigjilentë.”-tha Tahiri.

Tahiri kritikoi edhe qeverinë e Albin Kurtit. Sipas saj, qeveria Kurti gaboi në hapat e saj duke u marrë me gjëra teknike, si targat, dhe nuk u koordinua me partnerët ndërkombëtarë.

“Këto gabime, shkaktuan hapësirë për lojërat që po i bën Vuçiçi. Shumë po vonohet BE, u desh të therrasin një takim menjëhershëm trepalësh në Bruksel, që s’po ndodh. BE në tensione gjithmonë ka ndërhyrë, por nuk e kuptoj çfarë po ndodh tani. Qeveria nuk duhet të nxitohet, të koordinohet herë të tjera.”-tha Tahiri. 

MARKETING

RENT A CAR

be sulmet ndaj gazetareve ne veri te papranueshme 63a9c80c6328a
Story i mëparshëm

BE: Sulmet ndaj gazetarëve në veri, të papranueshme

zelensky diskutoi me modi pret pjesemarrjen e indise ne zbatimin e formules se paqes 63a9c96eb077b
Story i radhës

​Zelensky diskutoi me Modi, pret pjesëmarrjen e Indisë në zbatimin e “formulës së paqes”

Të fundit nga

Moti për sot: Me diell e vranësira

Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa orëve të pasditës pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht të përqëndruara në zonën veriore. Era do të fryjë nga
ShkoLartë