Edi Rama që po mplak dhe mpak Shqipërinë propozon “ripërtëritjen e Europës” plakë!!!???

December 8, 2022
min lexim

Edi Rama, kryeministri i qeverive socialisto-rilindase, që prej mbi 9 vitesh po mpak e mplak Shqipërinë, 10 vjet më parë me moshën mesatare nga më të rejat në Europë, i propozoi BE- së, edhe në Samitin e Tiranës të 6 dhjetorit, edhe dje në Bruksel, një program për ripërtërirjen e kontinentit të mplakur, Europës, pa përjashtuar edhe Rusinë!!!??? Për të shmangur subjektivizmin tim në interpretimin apo “shqipërimin” e përrallës së re të kryeministrit mbi 9 vjeçar shqiptar, po e postoj siç e ka nxjerrë nga goja, me pak shkurtime për të kursyer hapësirë e kohë:

“A nuk është vallë koha që Bashkimi Europian, të marrë lidershipin për të përgatitur bashkë me aleatët e vet natyrisht, jo vetëm një plan për rindërtimin e Ukrainës, por një program të prekshëm Ripërtëritjeje Europiane për krejt kontinentin tonë, një plan që do t’i bënte qytetarët e Europës të kishin sërish ëndrra dhe shpresa të mëdha…Natyrisht, ky plan duhet të jetë i dukshëm për qytetarët e të gjitha kombeve të Europës, përfshi edhe ata të Rusisë… Le të mos harrojmë se armiku ynë më i madh i përbashkët, i cili vazhdon të rritet përpara syve tanë nuk quhet Vladimir Putin, por Ndryshimi i Klimës”. Kuptohet lehtë se nga deliri prej dy “fitorjeve”, si dhe prej pëlqimit të valleve dhe pjatave shqiptare nga shumica e liderëve në Samitin BE- BP të 6 dhjetorit, Edi Rama ka kaluar në ekstazë apo “marrëzi madhështie”!

A mund t’i besohet idesë, propozimit, nismës apo thirrjes me fjalë të këtij njeriu, kur me vepra të shumta e të përjetueshme, prej mbi 9 vitesh, ka bërë të kundërtën në vendin e vet, ku mbretëron si kryeministër??? A mund të harrohet lehtë e shpejt dhe a mund të gjenden justifikime lehtësuese për gjëmën kombëtare se në kohën e kryeministërllëkut të tij nga kjo Shqipëri e pasur në nën e mbi tokë, si rrallë vend në Europë dhe e vogël si popullsi, kanë ikur nga shtatori 2013- nëntor 2022 mbi 700 mijë shqiptarë, shumica në mosha të reja???!!! ???!!! A mund të pranohet dhe besohet si e realizueshme mundësia se me këta të rinj të ardhur nga Shqipëria e vogël mund të ripërtërihet Europa e madhe dhe plakë??? A mund të mendohet dhe besohet se pikërisht ky njeri që ka mpakur dhe plakur vendin e vet është “esëll”, i sinqertë, për t’u mbështetur e ndjekur pas në këtë “ide të çmendur”, sidomos kur llogarit si armikun më të madh të Europës jo atë të vërtetin në këto 3 dekada, VLADIMIR PUTININ, por Ndryshimin e Klimës” ???!!!

Shqiptarët jo enveristo-edramistë, jo“rilindas”, jo patronazhistë, jo gertsheha…, që e njohin mirë për nga koka dhe kapacitetet, mendojnë e thonë me bindje të plotë e zë të fortë jo vetëm në sheshet e protestave: mjer Shqipëria për kryeministrin, që i kanë vënë mbi kokë Xhorxh Soros, Fatos Nano, PS-ja dhe “lum Europa”, që do të ripërtërihet dhe shikojë “ëndrra të mëdha” nga “engjëlli dhe djalli shpëtimtar” ardhur nga Tirana!

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nisja e parë në hapësirë e Mbretërisë së Bashkuar nga Cornwall përballet me vonesë

Story i radhës

Xhaferi uron festën e “Shën Klimenti i Ohrit”: Është obligim dhe nder që të kultivohet me përkushtim kjo trashëgimi

Të fundit nga

ShkoLartë