Edi Rama helm për Kosovën e Shqipërinë dhe mjaltë për Serbinë e Rusinë

min lexim

Kombi shqiptar duhet të jetë lideri dhe faktori kryesor i proceseve demokratike në Ballkan dhe kurrsesi serbët gjenocidalë që me shekuj janë ushqyer me gjakun e shqiptarëve.

Kombi shqiptar është autokton, më pro amerikan, më pro evropian, më paqedashës dhe më besnik në Ballkan.

Ta faktorizosh Serbinë kriminale të bëhet perandori dhe lidere në Ballkan, don të thotë ta sjellësh Rusinë kriminale në Ballkan, e siç thotë popullin, me dorën tënde ta fusësh therën në këmbën e shëndoshë.

Serbët janë vetëm mbeturinë e hordhive të egra të ardhura në Ballkan nga Karpatet, me gjenin e tyre kanibalist.

Serbët në Serbi siç e quajnë veten, po e ritheksoj se, po tua heqësh hungarezët e Vojvodinës, romët, shqiptarët dhe boshnjakët e Sanxhakut, dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, janë numerikisht disa herë më pak se shqiptarët.

Edi Rama tradhtari, George Soros filantropi mbështetësi i tij, dhe tërë ata që kanë kryer apo që po kryejnë padrejtësi e mëkate ndaj shqiptarëve fisnikë dhe paqedashës, duhet të mendojnë se nuk janë të përjetshëm, të mendojnë për fundin e jetës së tyre, se mund t’i godet ndonjë ngjarje apo sëmundje e rëndë, me të cilën do t’i paguajnë tërë mëkatet e kryera në këtë jetë, dhe se edhe në jetën e përtejme do të digjen si bari i thatë në zjarrin e xhehenemit, shpëtim nga kjo nuk ka, tregojnë shembujt nga historia.

Vetë fakti se vdekjen tonë nuk mund ta ndalojmë as me postet dhe as me pasurinë, dhe se as postet dhe as pasurinë nuk mund t’i marrim me vete me vdekjen tonë, duhet ta kemi të qartë se edhe postet edhe pasurinë na i ka dhuruar Zoti si sprovë, dhe se mund të na i merr kur të dojë. Këtë duhet ta kemi më se të qartë secili prej nesh, sepse çdo gjë në këtë jetë dhe në jetën e përtejme është vetëm e Zotit të Madhërishëm.

Edi Rama kukull e Sorosit, e Serbisë dhe e Rusisë

Inaugurimi i Bajram Begajt – President i Shqipërisë amë më 21 korrik 2022, dëshmoi para botës se Edi Rama është kukulla e George Sorosit e Serbisë dhe e Rusisë, dhe se presidenti Bajram Begaj është kukulla e Edi Ramës.

Bajram Begaj- Presidenti i ri i Shqipërisë amë e shkeli me të dyja këmbët karakterin, moralin dhe dinjitetin e tij kombëtar shqiptar, pasi i urdhëruar nga Edi Rama, e injoroi angazhimin institucional të Presidencës së Shqipërisë amë ndaj të drejtës dhe të vërtetës për Kosovën.

Edhe pse në ceremoninë e inaugurimit e kishin nderuar me praninë e tyre Vjosa Osmani-Presidentja e Kosovës, Fatmir Serjdiu ish-president dhe Atifete Jahjaga ish-president i Kosovës.

Sali Berisha me PD-në dhe aleatët e saj me protestën masovike dhe të fuqishme të 7 korrikut 2022, e dridhi nga rrënjët Edi Ramën dhe pushtetin e tij tradhtar, autokrat dhe të korruptuar ndaj Shqipërisë, Kosovës dhe ndaj mbarë shqiptarëve.

Sali Berisha aktualisht është i vetmi udhëheqës politik i cili ka guximin, vendosmërinë, aftësinë, forcën, vokabularin dhe mobilizimin, që ta shporrin Edi Ramën tradhtarin dhe t’i shpëtojë Shqipërinë dhe shqiptarët nga ky kryeministër tradhtar dhe i shitur.

Piktori Edi Rama- Kryeministri i Shqipërisë, është një pseuoideolog i çoroditur dhe naiv i vetëshpallur i Shqipërisë, Kosovës, Ballkanit, Evropës dhe i SHBA-ve.

Fatkeqësia dhe tragjedia kombëtare në Shqipëri, në Kosovë dhe në tërë trojet shqiptare është fakti pse po lejohet një piktor si Edi Rama, tradhtar, i korruptuar, mashtrues dhe antikombëtar të jetë kryeministër i Shqipërisë amë.

Nga dora e tradhtarit, e njeriut shpirt-ligë dhe punë-ligë, nuk merret as kokrra e arrës, e cila e mbështjell thelbin me lëvozhgën e saj, e lëre më që nga këta njerëz të merren fjalët apo këshillat e tyre dashakeqe, na udhëzon kjo shprehje filozofike popullore shqiptare.

Kjo shprehje filozofike shqiptare është aktuale edhe sot, sidomos ndaj sjelljeve tradhtare antikombëtare shqiptare të Edi Ramës.

Edi Rama e ka vetëm një gjë të sigurtë, se si çdo të keqeje domosdo edhe atij do t’i vjen fundi, dhe se për tërë të mirat dhe favoret që ia bën Serbisë kriminale, me siguri që do t’i ngrejë një shtatore në mes të Beogradit.

Kryeministri i Shqipërisë është surrogat…

Edi Rama po dëshmohet gjithnjë e më shumë tradhtar i përbetuar i Shqipërisë, i Kosovës dhe i mbarë kombit shqiptar, grekofil, serbofil, rusofil dhe avokat vigjilent i Serbisë kriminale kundër të vërtetës dhe kundër të drejtës shqiptare.

Këtë e dëshmojnë studiuesit, analistët dhe njohësit më eminentë të çështjes shqiptare dhe të gjeopolitikës ndërkombëtare, këtë e thonë edhe gazetarët e opinionistët më eminentë shqiptarë.

Edi Rama, ky piktor-Kryeministër i Shqipërisë, armik i Kosovës dhe i mbarë shqiptarisë, por mik besnik i Serbisë, përkundër të gjitha këtyre fakteve dhe dëshmive, me forcën e parave të pista dhe me premtime djallëzore, ka arritur të rekrutojë media dhe gazetarë të sojit të Baton Haxhiut apo udhëheqës partiakë nga Kosova të sojit të Ramush Haradinajt-kryetarit të AAK-së apo të Memli Krasniqit- kryetarit të PDK-së, apo të Vlora Çitakut dhe Enver Hoxhajt- nënkryetarë të PDK-së apo të Lumir Abdixhikut-kryetarit të LDK-së, apo Behgjet Pacollit-kryetarit të AKR-së, të cilët për interesa të tyre të ngushta e meskine, piktorin Edi Rama e konsiderojnë idol, dhe fjala e tij sado tinëzare e mashtruese që është, u duket qëllimmirë dhe e besueshme. Këtë e dëshmuan vizitat e këtyre kryepartiakëve të Kosovës në Tiranë gjatë fillimvitit 2022.

Fatkeqësi e kobshme është, që miliona shqiptarë atdhetarë, dinjitozë, të ndershëm e fisnikë, të lejojnë që një piktor mashtrues si Edi Rama, të jetë Kryeministër i Shqipërisë amë.

Fatkeqësi e kobshme është, që toleranca e harmonisë ndërfetare e tre religjioneve në Shqipëri, e religjionit mysliman, katolik dhe ortodoks, të lejojë që një piktor mashtrues me besim ortodoks grek si surrogati Edi Rama, të jetë Kryeministër i Shqipërisë amë dhe ta rrezikojë harmoninë e tre religjioneve në Shqipëri, harmoni të cilën e lakmon e tërë bota.

Fatkeqësi e kobshme është edhe fakti se Edi Rama, ky piktor mashtrues, nga babai grek dhe nëna shqiptare, ky surrogat të lejohet të jetë Kryeministër i Shqipërisë amë.

Edi Kristaq Rama është një ortodoks patologjik antikombëtar shqiptar, i cili ka për qëllim shkatërrimin e Shqipërisë, të Kosovës dhe të tërë kombit fisnik dhe heroik shqiptar, në favor të Greqisë dhe të Serbisë.

Historiani Arben Llalla në një shkrim të tij në vitin 2017, shkruan se Edi Rama në dhjetor të vitit 2015 e vizitoi Izraelin, ku përveç takimeve zyrtare kishte bërë fshehurazi një udhëtim në Jerusalem, qytet i tri besimeve, ku sipas asaj që shihet në videot dhe fotografitë, aty Edi Rama në Patrikanën Ortodokse të atjeshme e dominuar nga priftërinjtë grekë, u kurorëzua me Urdhrin “Kalorës i Kryqit të Madh”, urdhrit të kalorësve të varrit të shenjtë, thuhet në shkrimin e historianit Arben Llalla të vitit 2017.

Sipas historianit Arben Llalla ky urdhër i lartë u jepet vetëm personaliteteve ortodokse që kanë kontribuar për Kishën Greke.

Kryeministri e han bukën e Shqipërisë dhe ia ban dertin Serbisë

Edi Rama në një intervistë ditë më pare dhënë për “Politiko-Europe”, e arsyetoi ngurrimin e Serbisë për t’i vënë sanksione Rusisë, siç kanë bërë vendet e tjera kandidate për BE, duke thënë se, “Duhet ta kuptojmë se Serbia është në një pozitë shumë më të ndryshme se shumë të tjerë për shkak të historisë së saj, dhe për shkak të lidhjeve të veçanta me Rusinë, sepse varet shumë nga Moska për furnizimin me energjinë dhe nuk mund të bëhen shumë gjëra shumë shpejt”.

Edi Rama pas takimit të Qeverisë së Shqipërisë dhe të Qeverisë së Kosovës në Prishtinë më 20 qershor 2022, në konferencën për media, deklaroi se “Unë Albinin e kam vëlla, por më lejoni të jem edhe vëllai i Vuçiqit. Më lejoni të jem vëllai i të dyve, sepse mund t’ju duhem në të ardhmen”.

Avokatllëk më të mirë se kjo që po ia bën Edi Rama Serbisë as që mund të mendohet. Avokatllëk më të mirë se kjo Serbisë nuk mund t’ia bëjë as Rusia që e ka aq për zemër Serbinë.

Edi Rama këto deklarata neveritëse për shqiptarët i bëri në Prishtinë pa fije turpi, edhe pse ditë më parë në Parlamentin e Shqipërisë nuk lejoi që të vihet në rend dite Propozim Rezoluta që e paraqiti PD-ja, me të cilën dënohej gjenocidi i Serbisë në Kosovë në vitet 1998/99.

Kryeministri që synon ta shkatërrojë kombin shqiptar

Edi Rama, në Samitin e NATO-s në Madrid ditë më parë, si dhelpër dinake ia zuri rrugën Joe Bidenit-Presidentit të SHBA-ve duke gjestikuluar me dy duart dhe dy gishtat përpjetë, dhe këtë takim disa sekondash e materializoi me deklaratën mashtruese se, gjoja Joe Biden “i kishte thënë fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit në NATO, se kishte shprehur dëshirën për të organizuar diçka të përbashkët me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, se Edi Rama ia paska shpjeguar Joe Bidenit dallimet e pozicioneve në Ballkan në raport me Rusinë dhe me sanksionet ndaj saj, se ia paska shpjeguar Joe Bidenit arsyet e këtyre dallimeve dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit dhe nxitjes së bashkëpunimit rajonal, duke e rritur mirëkuptimin konstruktiv me Serbinë dhe BE-në dhe me vendet e NATO-s”, kaq shumë gjepura që mund të thuhen vetëm në një takim të gjatë, e jo për disa sekonda, sa u treguan në TV. Kjo ishte vetëm një farsë e Edi Ramë mashtruesit.

Të zezat që piktori Edi Rama ua ka bërë Shqipërisë, Kosovës dhe mbarë shqiptarëve nuk mund t’i durojë as guri e as druri, siç thotë populli.

Edi Rama piktori nga dashuria që ka për Serbinë kriminale po të ketë mundësi i fshin nga historia tërë gjenocidet e përgjakshme, trishtuese dhe okupuese që Serbia i kreu gjatë shekujve ndaj shqiptarëve autoktonë për t’i okupuar trojet shqiptare.

Edi Rama piktori, nga dashuria që ka për Serbinë kriminale me mendjen e tij të kalbur ortodokse sllavo-serbe, edhe gjenocidin që Serbia kriminale e kreu në Kosovë në vitet 1998/99, dëshmitarë të të cilit jemi edhe ne që jetuam në fundshekullin e 20-të dhe që jetojmë edhe sot në fillim shekullin e 21-të, po përpiqet duke filozofuar, mashtruar e manipuluar në stilin e tij idiotesk, ta bindë opinionin se, gjoja gjenocidi i viteve 1998/99 në Kosovë, na paska qenë vetëm një rrëmujë që duhet harruar dhe Serbia na duheshka falur për krimet e shkaktuara, për të ecur nga e ardhmja.

Kombi shqiptar duhet të jetë lider në Ballkan

Edi Rama tradhtinë anti shqiptare e dëshmoi edhe më 28 korrik 2022, në ceremoninë e shënimit të 100 Vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA-ve, që u mbajt në Tiranë nuk nguroi të deklarojë se, “Shqipëria është baza politike e SHBA-ve në rajon, ndërsa me “Ballkanin e hapur” do ta ndryshojnë rajonin. Ne do ta bëjmë të mundur që e shkuara që vazhdon të jetë kërcënuese edhe sot, nuk do të jetë më kurrë kërcënim për Ballkanin, por do të jetë thesar dijesh dhe mësimesh se si historia nuk duhet të përsëritet”.

Sipas logjikës dashakeqe të Edi Ramë tradhtarit, e ardhmja e shteteve të Ballkanit, duhet të jetë “Ballkani i hapur”, ide e kriminelit Aleksandër Vuçiq, që e amniston Serbinë kriminale për gjenocidin e kryer në Kosovë, dhe ia hapën rrugët Serbisë kriminale të bëhet Perandori e Ballkanit duke e rrëmbyer edhe Shqipërinë dhe bregdetin shqiptar, gjë që Serbia kriminale e ka ëndërruar me shekuj, dhe për realizimin e së cilës i ka kryer tërë ato gjenocide ndaj trojeve shqiptare.

Për Shqipërinë, për Kosovën dhe për tërë shqiptarët autoktonë në Ballkan, të cilët jetojnë në trojet e veta, e që numerikisht janë disa herë më shumë se serbët mbeturinë e hordhive të egra ardhacake nga Karpatet, Procesi i Berlinit është e vetmja garanci dhe siguri ku të gjitha shtetet pjesëmarrëse konsiderohen të barabarta dhe për të cilat Procesi i Berlinit ofron miliona euro investime.

“Ballkani i hapur” për Shqipërinë, Kosovën dhe për mbarë shqiptarët është nul dhe nuk duhet të ketë asfarë normalizimi të marrëdhënieve me Serbinë kriminale, derisa Serbia nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur e sovran, derisa Serbia nuk e pranon gjenocidin e kryer në Kosovë, derisa Serbia nuk kërkon falje publike për krimet e kryera në Kosovë, derisa Serbia nuk e tregon vendndodhjen e varrezave masive në Serbi, ku janë varrosur mijëra e mijëra shqiptarë, derisa Serbia nuk e zbardhën fatin e 1643 shqiptarëve të rrëmbyer në Kosovë, dhe derisa Serbia nuk i paguan reparacionet e dëmeve të shkaktuara në Kosovë.

Adem Jashari atdhetari dhe Hashim Thaçi tradhtari

Edi Rama tradhtari, autokrati narcist me çmendurinë e tij shkoi aq larg sa që në Parlamentin e Shqipërisë më datën 21 korrik 2022, gjatë debatit lidhur me Rezolutën kundër Dick Martyt, me paturpësinë më të madhe e vuri në një rrafsh heroin legjendar Adem Jasharin, me Hashim Thaçin tradhtarin dhe urdhërdhënësin e vrasjeve politike, kur dihet botërisht se Hashim Thaçi ishte dhe mbetet i padëshiruar në konakun e familjes së Jasharajve në Prekaz.

Nuk mund të quhet njeri me ndjenja njeriu as Edi Rama, as cilido shqiptar qoftë, as cilido ndërkombëtar qoftë, dhe as kushdo qoftë ai, i cili dëshiron t’i fshijë krimet makabre që i kreu Serbia kriminale në vitet 1998/99 në Kosovë, duke vrarë e masakruar afër 15 mijë shqiptarë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënave, duke dhunuar shtazërisht 20 mijë femra të pafajshme shqiptare, duke rrëmbyer 1643 shqiptarë autoktonë nga Kosova, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur, duke e bërë shkrumb e hi Kosovën, duke detyruar më shumë se 1 milion shqiptarë të marrin rrugën e eksodit, duke mos e treguar vendndodhjen e varrezave masive në Serbi, ku janë varrosur mijëra e mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar në Kosovë dhe të transportuar e të varrosur në Serbi, për t’i fshehur Serbia krimet e luftës.

Kush mendon dhe gjykon ndryshe nuk ka shpirt njeriu, por ka shpirt më të keq edhe se bishat e shpendët, që i kemi shikuar dhe po i shikojmë se me sa kujdes i risin këlyshët apo zogjtë e tyre dhe me sa angazhim kujdesen për njëri tjetrin. Kush mendon e gjykon ndryshe i takon sojit të djallit të mallkuar dhe mëkatar.

Kush shkelën mbi dinjitetin e dëshmorëve shqiptarë që ranë heroikisht ndër shekuj në mbrojtje të trojeve shqiptare, kush shkelën mbi dinjitetin e paraardhësve tanë, prindër, gra e fëmijë viktima të pafajshme të gjakut shqiptar, që u vranë, u dhunuan e u dogjën mizorisht gjatë gjenocideve serbe ndaj trojeve shqiptare ndër shekuj, domosdo do ta merr dënimin nga mallkimi përvëlues i atyre viktimave të pafajshme fisnike shqiptare, në këtë jetë dhe në jetën e përtejme. Nga kjo nuk mund të shpëtojë askush.

Edi Rama piktori, me këso qëndrimesh antikombëtare nuk mund t’u sjellën asnjë të mirë Shqipërisë, Kosovës dhe mbarë shqiptarëve.

Edi Rama këtë e dëshmoi edhe me tradhtinë që ia bëri Kosovës së bashku me tradhtarët Hashim Thaçi e Vlora Çitaku, që në bashkëpunim me kriminelin Aleksandër Vuçiq dhe me pro serbët e SHBA-ve Jon Bolton, … e përgatitën planin për copëtimin e Kosovës, që me fakte e dëshmoi Sabina Çudiq- ish diplomatja e Bosnjë dhe Hercegovinës në SHBA.

Edi Rama këtë e dëshmoi edhe me injorimin e çështjes çame, me gatishmërinë e faljes së 12 miljeve të detit Jon Greqisë, me shkatërrimin e industrisë, ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë së Shqipërisë dhe të shkatërrimit të Parkut Kombëtar të Butrintit, me humbjen e shpresës për rininë shqiptare, e cila çdo ditë po largohet nga Shqipëria.

Edi Rama diagnozën e tradhtisë e ka të caktuar, tani çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot duhet ta kërkojë dhe gjejë urgjentisht rrugën dhe mënyrën për ta larguar Edi Ramën si kryeministër dhe si kryetar të PS-së.

Edi Rama piktori, kryeministri tradhtar i Shqipërisë dhe i mbarë shqiptarëve domosdo fundin në këtë jetë do ta ketë si mos më keq, sepse nuk do të mund ta ndihmojnë as Serbia, as Rusia, as Greqia dhe as filantropi George Soros.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Siguria kombëtare në rrezik”, sulmi kibernetik, reagon deputetja Xhixho

Story i radhës

Operacioni “fshesa” pritet të ndodhë te Interi

Të fundit nga