Edhe parlamentet e shteteve tjera Evropiane duhet ndjekur shembullin e parlamentit holandez

min lexim

Përderisa të gjitha shtetet Evropiane pa dallim vendosën unanimisht sanksionet kundër Rusisë për shkak të agresonit të saj kundër Ukrainës dhe masakrave, gjenocidit dhe mizorive monstruoze kundër popullit ukrainas, me përjashtim të Serbisë, Parlamenti holandez vendosi t’i pezullojë vizatë për shtetasit e Serbisë.

Serbia e cila pretendon antarësimin në BE, por nuk iu bashkohet shteteve Evropiane për zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë, edhe pse ca herë i është tërhequr vërejtja, se duhej të zbatojë sanksione kundër Rusisë, parlamenti holandez për një qëndrim kaq pro një shteti i cili ka sulmuar ushtarakisht një shtet tjetë sovran – Ukrainën dhe atje është duke  bërë gjenocid kundër popullit Ukrainas, ka vendosur të pezullojë vizatê për shtetasit e Serbisë , e cila jo vetëm që mban anën e agresionit rus në Ukrain , por edhe për arsye se,  Serbia me politikën e saj hegjemoniste e rrezikon edhe paqën dhe sigurin në rajonin e Ballkanit dhe më gjër .

Serbia si e tillë i dëshiron kreditë e majme nga institucionët financiare të BE-së, të cilat në vend që t’i pêrdorë për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin mirëqeniës së qytetarëve të saj, në realitet i shfrytëzon për të blerjen e armatimi prej Rusisë dhe Kinës për qëllimet e saj espansioniste dhe hegjemoniste ndaj shtetëve fqinjë, kështu duke vepruar haptas kundër politikave paqësore të shtetëve të BE- së.

Për ta diciplinuar Serbinë, për t’iu kethyer paqës në vend të luftës dhe për ta detyruar që të veprojë në konkordancë me politikat paqêsore dhe zhvillimore në t’mirën e qytetarëve të saj dhe të gjithë qytetarëve evropianë kërkohet t’i  bashkangjitën shëmbullit tē Holondês edhe shtetet tjera të BE-së, jo vetëm përkitazi me pezullimin e vizave për shtetasit e Serbisë luftënxitëse, por ta izolojnë edhe në aspekte tjera në mënyrë që ta bindin se vetëm paqa është në interesin e saj dhe në t’mirën e të gjithë qytetarëve Evropianë dhe më gjerë .

Story i mëparshëm

Pas Prokurorisë, Aldo Bumçi shkon në SPAK: Pyetet për “Gërdecin”

Story i radhës

REL: BE-ja miraton statusin e vendit kandidat për Bosnjën

Të fundit nga