Edhe njëherë (pa anime) mbi krizën aktuale në Ukrainë…

Siç dihet, të gjitha ndryshimët, metamorfozat e ndryshme ose transformimët, kanë vellon e melankolisë dhe nostalgjisë së pafshehur ose lakuriqe 
në vet faktin se të gjitha ato që i kemi lënë prapa vetës dikur, janë pjesë e jona që mund të na shfaqet ose përseritët vazhdimisht.

Se këndejmi, ne shqiptarët, për shkak të paradokseve dhe padrejtësive reaksionare dhe anakronike nga e kaluara, sikur kemi përceptime, averzione, anticipime dhe paragjykime të shumëta objektive dhe subjektive ndaj rusëve ose ndaj Rusisë si fuqi (superfuqi) botërore ose planetare. Ndaj turqve ose Turqisë-gjithashtu. Ndoshta edhe kemi shumë drejtë, kur mendojmë dhe reflektojmë në “Kongresin e Vjenës”(1815), “Kongresin e Berlinit” ose “Traktatin e Shën Stefanit” (1878), ‘Konferencën e Londrës”( 1913 dhe 1915),”Traktatin e Versajës”(1919), “”Konferencën e Parisit”(1945) etj.

Krejt në rregull kjo.

Nerëzit nuk janë vetëm një qark ose rreth i mbyllur vicioz ose biocenoz, por një glob (botë) ose elipsë e tërë me dy pole të ndryshme dhe kryesore në të cilat, në njërin ndodhën ose ekzistojnë faktët dhe deshmitë, dhe në tjetrin, formulat, idetë e ndryshme ose teoritë reale dhe dialektike. 

Kështu që ndryshimi ose dallimi në mes asaj që duam, asaj që mundëm dhe asaj që dijmë, sikur na duken të mjaftueshëm për t’i njohur, kuptuar, detektuar (deshifruar) dhe analizuar çështjet ose aspektët e larta gjeostrategjike, gjeopolitike, konjukturale, nomenklaturale, konceptuale, ideologjike dhe të tjera të politikës dhe sigurisë globale, kur Rusia (plus Turqia)-janë faktor, akter ose protagonist të rëndësishem ose relevant, deshtëm a s’deshtëm të pajtohemi ne shqiptarët.

Ndaj, edhe animët ose pozicionimet tona në kampin (bllokun) e njohur të Ukrainës-kundër Rusisë, mund të quhen të ngutshme, paushalle, imagjinare ose fiktive për çastin ose momentin. Pavarësisht rënditjes ose konstelacionëve të ndryshme ushtarake, politike, diplomatike etj.

Mos të harrojmë se rusët dhe amerikanët, së bashku me anglezët, gjermanët, francezët, italianët dhe të tjerët, i studiojnë, eksplorojnë dhe ekzaminojnë bashkë Marsin, Afërditen, Saturnin ose Jupiterin, së bashku me sistemët tjera interstelare ose galajtike: Ndaj, edhe lufta ose konflikti eventual në mes Perëndimit dhe Rusisë për shkak të Ukrainës, me tepër të ngjanë në rastësi, apo si thonë në një “pseudonim hyjnor ose profetik” të cilin Zoti (Hyji) nuk deshti të nënshkruajë.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe kapacitetët ose potencialet e njohura nukleare ose atomike të Rusisë së bashku me lidhjet e fuqishme shpirtërore, emocioonale, mentale, psikologjike, shtetrore, naionale ose patriotike të popullit të madh rusë me Presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin dhe anasjelltas së bashku me lidhjet e shumëta fetare, kulturore, historike, familjare, farefisnore, gjenealogjike, gjuhësore (linguistike) dhe të tjera në mes rusëve, ukrainasve dhe bjellorusëve.

Ndaj, mëqe sipas H. Bergsonit dhe E. Frommit:, “ne e vlerësojmë intelektin ose itelegjencën e njeriut, si gjenë, resursin ose asetin kryesor tek njeriu, dhe ne e dijmë se nuk ka ekskurs, diskurs, proces, fenomen, paradoks ose reaksion qytetar, fetar, kulturor, politik, diplomatik ose ushtaraj, të cilin intelgjenca ose elita e njohur shkencore, intelektuale, kulturore, politike dhe diplomatike, nuk mund të japin spjegimin, definicionin ose përgjigjën e duhur shkencore ose humaniste, si dhe nuk ka inferioritet ose maliciozitet të cilin, nuk mund të riparojnë dhe kompenzojnë.” Atëherë do theksuar në vazhdim se njerëzit e elitës ose superstrukturës së njohur ushtarake, politike dhe diplomatike të globit (e sidomos intelegjenca amerikane, britanike, gjermane, franceze, italiane etj.) i kanë të njohura këto fakte. Janë në pyetje çështjet ose aspektët e njohura sentimentale, emocionale, sociopsikologjike, antropokultuore, antropohistorike etj.

E dyta: SHBA-së, Natoja ose Perëndimi, në kuader të vazhdimit të “luftës së ftohtë”( me mjeta tjera)-kundër Rusisë dhe Presidentit të saj, Vlladimir Putin: E kanë ngritur dhe fuqizuar aq shumë Kinën dhe Presidentin e saj, Shi Xhin Pin, saqë Kina (jo Rusia)-parqet sot armikun dhe rezikun kryesor për paqen dhe sigurinë globale ose universale të planetit tonë.

Ndërkohë që janë rusët ata si gardian ose dalëzotës nuklear ose atomik në vijen e parë të frontit, në kushtët ose rrethanat e rënduara të një sulmi ose invazioni të mundshëm të 1.5 miliard kinezëve në kohëra dhe hapësira të gjëra kontinentale dhe interkontinentale.

Ndryshe nga kjo, sipas politologëve ose analistëve të specializuar dhe kompetent, në raste ose situata të ndryshme krizash ose konfliktësh latente ose permanente si ajo në Ukrainë, pos tjerash janë të preferuara metodat e njohura të diplomacisë së kualifikuar, kolokvilale, seminarike ose intelegjente, sipas të së cilës, mund të ngriten, ndërtohen ose arrihen konsenzusi ose kompromisi i përgjithshëm pa prolongimin, anashkalimin ose nënçmimin (ç’vlerësimin) e asnjerës palë me anë të dialogut, komunikologjisë ose gjuhës së përzgjedhur profesionale dhe elokuente.

Në këtë frymë, solucioni ose modeli franko-gjerman, të duket me i afërt ose me praktik në kuptimin e arritjes së një konsenzusi ose kompromisi të përbashkët si “statu quo politike dhe ushtarake” ose “modus vivendi” për çastin ose momentin.

Analistët ose njohësit e kualifikuar dhe konfindencial të zhivillimëve të përgjithshme në Ukrainë, janë të mendimit se Rusia dhe Presidenti i saj, Vlladimir Putin së bashku me admiralitetin dhe gjeneralitetin e njohur ushtarak, janë të gatshëm të njohin dhe garantojnë mbi 9O % të sovranitetit dhe integritetit teritorial të Ukrainës ( pa Krimenë) mu kushtin ose garancën paraprake të SHBA-së, Natos ose Perëndimit, të mospërfshirjes ose mosanëtarësimit të Ukrainës në Nato dhe UE-së.

Në këtë kontekst, nuk përjashtohet edhe ngritja ose lidhja e ndonjë aleance oee konfederate të re në mes Rusisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë si “pandan neutral” ose “digë e fortë” ndaj Kinës dhe Perënndimit. Kush e di ?!

Thonë se Diokleciani, në vitin e largët 284, për cezar (perandor) ose bashkësundimtar të Romës, e zgjodhi ose emroi rivalin e madh ose kundërshtarin e tij kryesor, Maksimilianin, për faktin se kompromiset dhe ndryshimët janë rregulla ose ligje të jetës. 

Disa e shohin rolin vendimtar ose krucial të Izraelit në shtensionimin ose deeskalimin e situatës në Ukrainë.

Thuhet se Ukraina vetëm nën udhëheqjen e liderës së bukur, intelektuale, integjente, ekskluzive dhe karismatike, Julia Timoshenko, ka njohur zhvillim ose lulëzim të përgjithshem.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sedat Ramadani: Dorëqihem nga BESA pasi kjo parti e humbi identitetin!

Story i radhës

ShBA e përkushtuar për mbrojtjen e Ukrainës

Të fundit nga