edhe nje tjeter klub anglez i futet gares per lewandowskin 62303ddcc493e

Edhe një tjetër klub anglez i futet garës për Lewandowskin

March 15, 2022
1 minut lexim

Edhe Manchester City raportohet se ka shprehur interesim për Robert Lewandowskin.

Reprezentuesi polak është i lidhur me një largim nga Bayern Munichi, teksa kontrata e tij skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Sipas “Fichajes” , Manchester City është i interesuar të nënshkruajë me sulmuesin me përvojë këtë verë, me klubin që dëshiron të sjellë një sulmues tipik.

Për shkak se Lewandowski ka përvojë duke punuar me Pep Guardiolan, besohet se ai nuk do të e kishte problem të luante sërish nën urdhërat e tij.

Manchester United raportohet se është gjithashtu në garë për 33-vjeçarin.

“Bavarezët” mund ta lejojnë largimin e Lewandowskit këtë verë, në mënyrë që të shmangin largimin e tij si lojtar të lirë në vitin e ardhshëm.

Deri më tani në këtë sezon, ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit ka shënuar 29 gola në 26 ndeshje të Bundesligës, teksa ka shënuar edhe 12 herë në Ligën e Kampionëve.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

apeli gjermano turk per armepushim ne ukraine 62303dd71eee2
Story i mëparshëm

Apeli gjermano-turk për armëpushim në Ukrainë

moti ne shqiperi 621890fdb0e47
Story i radhës

Moti sot me diell dhe vranësira mesatare

Të fundit nga

ShkoLartë