Erjona Jonuzi, volejbollistja e cila ishte e para në shumëçka sa u takon femrave shqiptare në këtë sport, sërish ka marrë vëmendjen e institucioneve.
Këtë herë ajo është vlerësuar nga Komuna e Tetovës, vend ku edhe mbaroi studimet, njofton TV21.
Kujtojmë që Jonuzi luan për ekipin Rabotniçki dhe në karrierën e saj profesionale 12-vjeçare, ajo ka shënuar suksese dhe rezultate të shkëlqyera:
– 7 herë kampione e Kupën e RMV-së
– 7 herë kampione në Ligën e Volejbollit në Maqedoni!
– 6 herë e shpallur si teknike e vitit
– Erjona është e vetmja që fitoi titullin MVP në garat evropiane.
Burimi: tv21