Edhe një humbje e Struga Trim Lum

October 26, 2022
min lexim

Lideri i Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll, Struga Trim Lum, ka pësuar edhe një humbje.

Është humbja e dytë rresht, kësaj radhe në Prilep me 2:0 nga Pobeda, në kuadër të javës së 12-të.

“Edhe pse në vazhdimësi kishim posedimin e topin dhe kërkonim golin, nga Prilepi rikthehemi duarbosh. 
FC  Struga TRIM & LUM pësoi disfatë 2:0 nga Pobeda, skuadër kjo që  në dy raste arriti që të shënojë dy gola në rrjetën e Kitanovskit, për të na e shkaktuar edhe disfatën e dytë rradhazi këtë edicion në Ligën e Parë. 

Pjesa e parë ishte e vakët, sa u përket rasteve nga të dyja anët, ndërsa ky 45 minutësh kaloi në shenjën e golit të Atdhe Mazarit të Pobedës, kur i njëjti i papenguar nga askush nga brendia e zonës në minutën e 31-të për 1:0. 
Në fillimin e pjesës së dytë trajneri Zaharievski, i detyruar edhe nga rezultati i pjesës së parë, vendosi që në lojë të inkuadrojë dy futbollistët e rinj të repartit të sulmit, Hristijan Maleskin dhe Suhejl Muharemin, mirëpo që të dy nuk dhanë frytet e duhura. 

Tentativën e parë e regjistrojmë në minutën e 49-të, mirëpo goditja e Besart Ibraimit nga gjuajtja e lirë përfundoi vetëm disa centimetra jashtë kuadrantit të golit. 

Nuk vonoi shumë dhe vetëm 3 minuta më pas, Bunjamin Shabani mjaft mirë pasoi për Zija Merxhanin në krahun e majtë, mirëpo ky i fundit goditjen përfundimtare e kishte shumë të dobët. Ekipi ynë vazhdonte dominimin në fushën e blertë, mirëpo pa konkretizuar rastet para portës së Tofiloskit. 

Kësisoj në mungesë të ndonjë mundësie ideale para portës kundërshtare, Pobeda në minutën e 79-të pas një kundërzbritje të shpejtë shënoi edhe golin e dytë. Ishte Atdhe Mazari ai i cili përfitoi nga gabimi i Koçoskit, duke shënuar edhe golin e dytë në rrjetën tonë. 

Koçoski pati rastin për të përmirësuar gabimin në minutën e 84-të, kur Maleski nga e djathta mjaft mirë u lirua dhe harkoi një top para zonës kundërshtare, megjithatë numri 77 i skuadrës sonë ishte i shkurtër dhe nuk arriti që të shtyjë topin në rrjetën e Tofiloskit. 

Kësisoj brenda 10 ditëve pësojmë edhe disfatën e dytë, megjithatë vazhdojë të ruajmë pozitën e parë në renditje me 25 pikë, tashmë vetëm 3 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Shkëndija”, shkruan në faqen e FC Struga Trim Lum.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kungulli simbol i Halloween-it, pse duhet ta përdorni më shumë këtë periudhë

Story i radhës

Meta i bashkohet protestës: Koha e demokracisë direkte po vjen

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e

​Drita kampion vjeshtor i Kosovës

Me ndeshje e zhvilluara në fundjavën që sapo ka kaluar është mbyllur zyrtarisht stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani fitoi 0:2 në derbin lokal ndaj Suharekës, kurse Drita me
ShkoLartë