Nuk është vetëm Bilall Kasami që ka nisur prerjen e drunjve në qytetin e Tetovës. Arben Taravari ka hyrë në mandatin e dytë duke prerë drunj në mjediset publike, shkruan politiko.mk
Nuk është hera e parë që Taravari ka vendosur sharat në funksion të prerjes së drunjve në qytet.
Aksioni i fundit po realizohet në parkun e madh të qytetit ku edhe në disa raste në pesë vitet e fundit janë pre drunjët e parkut.
Aksioni ndodh pak ditë pasi Inspektorat shtetëror hyri në komunë për të inspektuar procedurën e prerjes aë drunjve vitin e kaluar pikërisht në parkun e qytetit. Idikacionet flasin që prerja e drunjve ishte bërë pa ndjekur procedurat.