Edhe Mijallkov në listën e zezë, shpallet i padëshiruar nga ShBA-të

April 11, 2022
1 minut lexim

Departamenti i Shtetit të ShBA-ve ka njoftuar se në listën e zezë – si person i padëshiruar krahas ish kryeminsitrit Nikolla Gruevski është edhe ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov.

Siç qëndron në njoftim, vendosja e Gruevskit dhe Mijallkovit në këtë listë vjen nga shkaku se “veprimet e tyre kanë rrënuar sundimin e së drejtës”.

“Veprimet e tyre kanë rrënuar sundimin e së drejtës, institucionet demokratike dhe proceset publike dhe e kanë dëmtuar besimin e qytetarëve në qeveritë. Derisa ishte kryeministër, Gruevski ishte i përzier në vepra kriminele të cilat përfshijnë shfrytëzimin e ndikimit të tij politik dhe fuqinë për përfitime personale. Ekzistojnë informacione të besueshme se Gruevski e ka keqpërdorur fuqinë e funksionit të tij që të kërkojë dhe marrë mito në shkëmbim të marrëveshjeve qeveritare, ka përvetësuar mjete shtetërore dhe është përzier në procese zgjedhore që të ketë përfitime politike për vete dhe partinë e tij”, qëndron më tej në sqarim.

Më tej potencohet se Gruevski është i dënuar për vepra penale – si keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtare, larje parash dhe vepra të tjera që i ka kryer derisa ka qenë kryeministër gjatë periudhës kohore 2006-2016.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SHBA shpall “non grata” ish-kryeministrin Nikolla Gruevski

Story i radhës

BFI me njoftim : Ja kush mund të kryejë këtë vit Haxhin!

Të fundit nga

ShkoLartë