Edhe me “bërllokun” politikë “e lartë”!?

(Editorial i portalit indeks.mk)

Gjithandej kryeqytetit këto ditë është grumbulluar bërlloku i pambledhur si rezultat i pakënaqësisë së punëtorëve të Higjienës Komunale për shkak të largimit nga puna të një numri punëtorësh dhe të kërkesave për status më të mirë dhe gëzimin e disa beneficioneve si të gjithë të punësuarit e tjerë në sektorin publik.

Në shikim të parë, s’ka asgjë të parëndomtë, edhe një pakënaqësi sociale, do të kishim thënë. Në aspektin e përgjegjësisë, gishti përveçse ndaj drejtoreshës Maznova, duhet drejtuar edhe ndaj kryetares së Shkupit, Danella Arsovska. Mirëpo, pikërisht Arsovska, të dielën mbrëma ka drejtuar gishtin nga VMRO-DPMNE-ja, që sipas saj ka orkestruar tërë situatën që në mënyrë mafioze të bllokojë punën e Higjienës Komunale! Ajo, duke mos zgjedhur as fjalorin e pashembullt dhe intoniminm dramatike, do të thotë: “Sepse janë të paarsyeshëm, për pikë politike të ulëta, duan të krijojnë probleme për qytetarët, ku më pas duan të paraqiten sikur i zgjidhin dhe i pastrojnë. Politikanë të tillë janë mbeturina më e madhe të cilët i ka parë ky qytet dhe ne sonte do të fillojmë të pastrojmë mbeturinat, t’i pastrojmë ata”.

Duke mos hyrë në shumëkuptimësinë e fjalëve të përdorura nëse janë për komunikim publik, duhet thënë se aty ku e la Arsovska, ka shumëçka për të shtuar, e që flet për manirin e VMRO-së së bëri politikë.

Duke e përcjellë opozitarizmin e kësaj partie shumëkush mund të bie në lajthitje rreth kauzave të saj. Në njërën anë, duket sikur ajo është mbrojtësja më e madhe e interesave nacionale, sepse ato s’i shkepë për asnjë çast nga goja e përfaqësuesve të saj. Dhe e dyta, me akuzat për shumëçka që kanë të bëjnë me keqëpdërimin e pushtetit për përfitime, del sikur ajo është partia më e pastër për këto çështje. Dhe e treta, me akuzat për politikat qeveritare në fushën e ekonomisë, le të kuptohet se po të vinte VMRO-ja, ajo do të dijë t’i zgjidhë të gjitha problemet e kësaj natyre. Sepse, iluzioni që krijon para publikut, është se ajo di të udhëheqë më mirë se partitë aktuale në pushtet.

Por, pikërisht kjo që po ndodh me bërllokun e kryeqytetit dhe konflikti i nisur më herët Mickoski-Arsovska, shpërfaqin gjithë imazhin e shëmtuar të partisë e cila nga pushteti zbriti po për të njëjtat arsye që i sheh te të tjerët, për më keq, se po jep dita ditës gjithnjë e më shumë argumente se s’e ka ndërmend të transformohet.

Duke mos hyrë më thellë në këtë situatë, mjafton të kujtojmë gjithë atë që është thënë si akuzë në relacionin Mickoski- Danella Arsovska, ku shkaku kryesor i prishjes së idilit koalicionist nuk ishin principet, po pikërisht synimi për të kontrolluar milionat që qarkullojnë përmes buxhetit të Shkupit.

Zhveshje më të fortë të demagogjisë, VMRO-ja nuk ka mundur të përjetojë se kjo!

Story i mëparshëm

Drejtoresha Llalla me kallzim penal ndaj kryetarit të komunës së Tetovës Bilall Kasami

Story i radhës

Trafiku i Twitter është në pikiatë

Të fundit nga