Nuk është vetëm Chelsea skuadër nga Premier League që është e interesuar për yllin e RB Leipzig, Christopher Nkunku.
24 vjeçari tashmë është futur edhe në ‘radarin’ e Liverpoolit, një tjetër klub i madh në Angli.
Sipas mediave britanike, Liverpool kishte dërguar skautët e tyre në sfidën Leipzig-Celtic për të parë nga afër cilësitë që posedon Nkunku.
Megjithatë, siç raportohet, Chelsea është më afër yllit të skuadrës gjermane.