​Edhe Kroacia u bën thirrje shtetasve të vet ta lëshojnë Ukrainën

February 12, 2022
1 minut lexim

Qeveria e Kroacisë porosit shtetasit e vet që ta lëshojnë Ukrainën. Kështu, ata iu bashkuan shumë vendeve, duke përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, të cilat e bënë këtë nga frika e një sulmi të mundshëm rus në atë vend.

Kroatët gjithashtu këshillohen të shmangin udhëtimet në Ukrainë, veçanërisht përgjatë kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë, si dhe pranë vijës ndarëse në Krime dhe Donbas, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme, transmeton Hina.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, vend anëtar i NATO-s, u bëri thirrje dje qytetarëve të saj që të mos udhëtojnë në Ukrainë dhe nëse tashmë janë atje, të largohen sa më shpejt nga ai vend.

Ministria e Jashtme e Malit të Zi, për shkak të situatës së paparashikueshme të sigurisë, ka paralajmëruar dje qytetarët malazezë në Ukrainë që të mendojnë të largohen përkohësisht nga Ukraina.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rashica me Norwich-in nuk i rezistojnë Manchester Cityt

Story i radhës

“Berisha s’tha asnjë fjalë për Tom Doshin”, PD i përgjigjet Berishës: Në Shkodër u shfaq aleanca e “non gratave”

Të fundit nga

Vdes stilisti Menduh Mullaademi – Menda

Sot është ndarë nga jeta stilisti i shquar, Menduh Mullaademi – Menda. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social, Facebook. “Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se
ShkoLartë