edhe kete vit subvencionohet rryma per familjet e cenueshme 68e518005f4d3

Edhe këtë vit subvencionohet rryma për familjet e cenueshme

October 7, 2025
1 minut lexim

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se bashkë me stinën e dimrit rikthehet edhe Programi për Subvencionimin e Faturave të Energjisë Elektrike për Familjet e Cenueshme, i cili u miratua sot në mbledhjen e Qeverisë.

Sipas ministrit, familjet që kanë qenë përfituese nga programi në vitin e fundit nuk kanë nevojë të ri-aplikojnë, përveç në rastet kur kanë ndryshuar vendbanimin dhe orëmatësin e energjisë elektrike.

Ky program mbështet familjet e cenueshme që kanë të ardhura mesatare më pak se 150 euro në muaj për çdo anëtar, dhe që posedojnë prona të paluajtshme me vlerë më pak se 100,000 euro.

Subvencionimi zbatohet për faturat e periudhës tetor-mars dhe paguhet drejtpërdrejt në llogari të konsumatorit, pas leximit të orëmatësve – pra, në muajin pasues.

Ministri Murati njoftoi se gjatë ditëve në vijim do të publikohen detaje lidhur me aplikimet e reja dhe/apo ndryshimet në orëmatës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kapiteni qe frymezon 68e517f694617
Lajmi i mëparshëm

Kapiteni që frymëzon

hajdeni e vrava une elvis shkambi me duar ne xhepa dhe gjakftohte i therret vete policeve pasi kreu vrasjen brenda gjykates 68e518a378927
Lajmi i radhës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

Të fundit nga

KQZ: Përfundon 84.31% e numërimit

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më 10 qershor 2026 në orën 23:56 janë procesuar 2,106 nga gjithsej 2,498 vendvotime, që përbën 84,31% të numrit të përgjithshëm.

Taylor Swift sjell glamur në Hollywood

Taylor Swift doli në tapetin e kuq me një prezencë që tërhiqte menjëherë vëmendjen, si gjithmonë e kontrolluar deri në detajin e fundit, por këtë herë me një nuancë më të butë
ShkoLartë