Edhe Kacarska ka një kërkesë për ndryshimet kushtetuese – ja çfarë kërkon të ndryshohet

1 minut lexim

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska në ClickPlus në TV21 tha se pret që gjatë hapjes së Kushtetutës, të vendoset edhe padia kushtetuese, e cila sipas saj është e rëndësishme për shtetin.

“Prita që me hapjen e Kushtetutës, në Kushtetutë të vendoset edhe padia kushtetuese. Padia kushtetuese ka rëndësi të madhe për qytetarët, sepse u japim mundësi që t’i realizojnë të drejtat e tyre në shtetin amë, por edhe vetë shteti do të ketë benefit – një lëndë më pak të shkojë në gjykatën ndërkombëtare. Një aktvendim më pak – do të thotë shumë. Këtu është edhe imazhi i shtetit, që për mua është shumë me rëndësi”, tha Kacarska.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Talenti shqiptar shënon gol në kampionatin anglez dhe udhëheq skuadrën drejt kreut

Story i radhës

Vrasja e Martin Bardhit, Artan Hoxha: Rrësheni është zona më “e nxehtë” e Shqipërisë

Të fundit nga