Edhe çka duhet të bëjë më shumë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky për ta alarmuar Evropën!?

March 12, 2022
min lexim

Derisa ditën e premte pamë fotografi nga Ukraina se regjimi kasaphane të armatës të Putinit që në një kanal i paramenduar për jo varrosur por për të gjuajtur të vrarët, dhe në shpejtësi, ka mundësi edhe kishte disa të plagosur, sipas autorit të shkrimit që i gjuanin ushtria ruse si të ishin kafshë, e jo hero të Ukrainës?!

Por, edhe Vladimir Klitschko ka një paralajmërim të frikshëm për botën, dhe nuk ishte hera e parë e tij me paralajmërime

Vladimir Klitschko, një anëtar i forcave të mbrojtjes territoriale të Ukrainës, ish-kampion i boksit dhe vëllai i kryetarit të bashkisë së Kievit, tha se trupat ruse kanë sulmuar sot zona në të gjithë vendin me objektiv kryesor të tyre kryeqytetin e Kievit.

“Në ditët në vijim, ne presim një sulm të rëndësishëm ndaj kryeqytetit. Ata po rigrupohen. Ata po përpiqen të gjejnë strategji të ndryshme dhe po përpiqen të gjejnë rrugën e duhur dhe kohën e duhur. Kështu që çdo orë ka rëndësi, dhe pastaj ne presin një sulm në kryeqytet në çdo moment, veçanërisht, siç thashë, ditët në vijim. Objektivi i tyre është kryeqyteti”, tha Klitschko.

Ai tha se vullneti i popullit ukrainas mbetet i fortë, por ata kanë nevojë për mbështetje.

“Ne kemi shumë pajisje, pajisje ushtarake dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur, ne po përpiqemi ta mposhtim ushtrinë ruse sa të mundemi. Nuk e di sa do të durojmë, por ne do të qëndrojmë për aq kohë sa të mundemi. Ajo që është me të vërtetë e nevojshme është mbështetja ndërkombëtare. Ju djema duhet të izoloni Rusinë dhe ekonominë ruse,” tha ai.

“Kjo është e rëndësishme për t’u kuptuar nga bota perëndimore dhe aleatët tanë që të veprojnë tani. Ne nuk mund të presim javë apo muaj për vendime të caktuara. Bëhet fjalë për orë dhe minuta. Ne kemi nevojë për mbështetje – financiare, humanitare, pajisje ushtarake. Ne do të kujdesemi për veten, na besoni”.

Reagon Zelensky: Ne jemi ngritur në këmbë, le ta fitojmë këtë luftë!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përmes një videoje të postuar në Facebook ka falënderuar ukrainasit për qëndrueshmërinë e tyre ndaj Rusisë.

Ai tha se me veprimet e tyre i kanë treguar botës së çfarë fuqie kanë.

“Sot të gjithë kanë fituar lavdinë e Ukrainës në vendin e tyre. I treguam botës se kush janë ukrainasit dhe çfarë fuqie kemi ne”, tha Zelensky.

Skenar i keq nga Serbia, krahu i djathtë të Putinit, dhe ja këta janë sllavët e Karpateve dhe rusëve

Shi për këtë; Ekspertët flasin pas paralajmërimit të Konjufcës, tregojnë si të veprojë Kosova

se duhet të anëtarësohet në NATO dhe BE dhe të njihet nga 5 shtetet mosnjohjes dhe Kërkohet rritja e vigjilencës ndaj Serbisë.

Lufta në Ukrainë nga ana e Rusisë ka nisur para disa jave më parë. E gjithë bota ka kthyer sytë nga Ukraina dhe zhvillimet atje.

Ngjarjet atje kanë bërë që të ketë frikë dhe në Kosovë, derisa dihen raportet me Serbinë dhe marrëdhëniet që ajo ka me shtetin rus.

E gjatë këtyre ditëve, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka apeluar që të ketë kujdes të shtuar nga Serbia, pasi sipas tij, kurrë nuk mund të përjashtohet mundësia e një agresioni serb mbi Kosovën, derisa duhet të mendohet skenari më i keq në raport me të.

“Duhet të kemi kujdes të shtuar në raportet me Serbinë sepse kurrë nuk duhet të përjashtojmë potencialitetin dhe mundësinë e një agresioni serb mbi Republikën e Kosovës. Siguria e Kosovës me praninë e trupave të KFOR-it është e sigurt. NATO është e pranishme në Kosovë dhe sipas një marrëveshje ushtarake me Serbinë. Nuk kam frikë të pajustifikuar se kjo marrëveshje mund të shkelet nga ana e Serbisë. Por në raport me Serbinë ta mendojmë skenarin më të keq të mundshëm. Relacioni i Serbisë ndaj Kosovës edhe më i keq se federata ruse e ka pasur me Ukrainën. Kurse Serbia neve as që na njeh. Marrëdhëniet me Serbinë i kemi më të këqija. Duhet të kemi kujdes të shtuar ne relacion me Serbinë. Ne mendojmë që forcat e Sigurisë së Kosovës duhet ta rrisin nivelin e të drejtës së tyre për llojin e armatimit dhe do t’i bëjmë në partneritet me NATO-n”, është shprehur Konjufca.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mijëra agjentë sekret, qindra ushtarë dhe miliona informatorë/ Kush e themeloi KGB-në?

Story i radhës

MPJ Maqedoni: Zhbllokohen kamionët që ishin ndaluar në kufirin në mes Ukrainës dhe Polonisë

Të fundit nga

ShkoLartë