Edhe bota po e thotë: Hashimi dhe Ramushi të korruptuar

min lexim

Çdo herë kur kam shkruar për Hashimin, Ramushin, Fatmirin dhe ish udhëheqësit e tjerë të luftës, më janë vërsulur njerëzit e shumtë duke më kërcënuar, fyer dhe bërë linçime publike nën petkun e luftës së UÇK-së për të cilën kam pasur dhe kam respektin më të lartë.

Shkrimet e mia kanë pasur në epiqendër mospajtimin tim ndaj atyre që e kanë përdorur -në si mburojë për hajninë, korrupsionin përmes të cilës kanë ndërtuar jetë luksi mbi varfërinë e qytetarëvë.

Me këtë gjë s’jam pajtur asnjëherë, të gjtihë ata që më parë thonin se s’ke fakte për hajninë dhe korrusionin e Hashimit, tani e tutje s’mund ta thonë më një gjë të tillë. Është raporti i “Freedom House”  i cili përmend ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrin Haradinaj, për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

“Figura të larta politike në Kosovë, përfshirë ish-presidentin Thaçi dhe ish-kryeministrin Haradinaj, kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, të cilët luajnë role të fuqishme në politikë dhe kanë ndikuar në emërimin e udhëheqësve kyç”, shkruhet në raport.

Ky raport është vetëm maja e Ajsbergut në nivelin e zyrtarëvë të lartë të luftës të cilët secili më shumë se tjetri janë milionerë, mjafton të shikosh pasurinë e tyre për të kuptuar sa të ndershëm kanë qenë.

Hashimi dhe Ramushi sigurisht janë niveli më i lartë politikë të dalur nga lufta, ka edhe shumë të tjerë të cilët me një sistem të fortë të drejtësisë do të ishin në burg.

Edhe në këtë raport përmendet mungesa e pavarësisë së gjyqësorit, ndikimi i saj nën thembrën e politikës, kryesisht të atyre që deri para pak kohësh ishin në pushtet.

Ky raport vetëm sa ka zbërthyer një sekret publik të ditur tashmë për korrupsionin e lartë, jemi vendi vogël dhe secili e njohim secilin, mjafton të shikosh shtëpitë e tyre dhe jeta luksi që bëjnë për të kuptuar një gjë të tillë.

Si shoqëri duhet të ngrihemi në vetëdijën tonë për të qenë kundër të keqës, paavrësisht kush e bën, s’duhet të biem pre e manipulimeve të disa idnividëve të cilët e kanë përdorur UÇK si mburojë për të fshur të gjithë mashtimet që kanë bërë, të gjithë tenderët dhe korrupsion.

Pikërisht korrupsioni dhe krimi janë faktor që kanë ndikuar në stagmin të jetës sonë, andaj edhe qytetarët e kanë lëshuar vendin.

Për të gjithë të këqijat që kanë ndodhur në vendin tonë që nga paslufta e tutje fajtor kryesor është Hashim Thaçi me PDK-në, të cilët kanë mbjellur korruspionin, të tjerët i kanë ndihmuar në ujitjen e saj.

Tani, ata që e mbronin Hashimin dhe më akuzonin e me kërcënonin, cfarë kanë për të thënë tani që edhe bota e lirë po thotë se është i korruptuar?!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Samsung nxjerr një shitje një edicion special të Galaxy Z Flip 3

Story i radhës

Një numër fati për secilën shenjë horoskopi

Të fundit nga