Autoritetet belge kanë vendosur të dëbojnë 21 diplomatë rusë për aktivitete të lidhura me spiunim.
Diplomatëve u janë dhënë dy javë kohë për t’u larguar nga shteti.
Kështu ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Elke Pattyn për agjencinë e lajmeve, Associated Press.
Edhe Holanda ka dëbuar 17 agjentë të inteligjencës ruse, të cilët janë akredituar si diplomatë, duke u bazuar në informatat e siguruara nga shërbimet e saj të sigurisë, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Holandës përmes një komunikate.