Edhe Aleanca për Shqiptarët solidarizohet me Artan Grubin: Akt vandal dhe i patolerueshëm!

July 22, 2023
1 minut lexim

Edhe Aleanca për Shqiptarët është solidarizuar me zëvendëskryeministrin Artan Grubi, pasi këtij të fundit i dogjën veturën mëngjesin e sotëm para banesës së tij në Çair. Nga ASH-ja thonë se ky është një akt vandal dhe i patolerueshëm, pasi veprime të tilla huliganeske nuk kanë vend në një vend dhe shoqëri demokratike. Aleanca apelon te institucionet që sa më shpejt të zbardhin këtë rast dhe të zbulojnë autorët.

“Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër aktin vandal dhe të patolerueshëm të djegies së veturës së zëvendës kryeministrit, Artan Grubi. Veprimet e këtilla huliganeske janë të patolerueshme në një vend dhe shoqëri demokratike. Ju bëjmë thirje autoriteteve të rendit që sa më shpejtë të zbardhin rastin dhe të zbulojnë autorët.
Përtej dallimeve dhe mospajtimeve politike, të gjitha subjektet dhe institucionet duhet të dënojnë aktet e këtilla, ndërsa rendi dhe siguria duhet të garantohen për çdo qytetarë.
Kërcënimet dhe sulmet e këtilla vandale paraqesin rrezik për gjithë shoqërinë dhe si të tilla duhet të dënohen dhe luftohen nga të gjithë, pa dallim.”- thuhet në reagimin e ASH-së.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Studimi: Selfiet shkaktojnë kriza epileptike

Story i radhës

Zgjedhjet e pjesshme në Rrogozhinë! Policia merr në ruajtje objektet zgjedhore

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë