zgjedhjet e pjesshme ne rrogozhine policia merr ne ruajtje objektet zgjedhore 64bc367108286

Zgjedhjet e pjesshme në Rrogozhinë! Policia merr në ruajtje objektet zgjedhore

July 22, 2023
1 minut lexim

Bashkia e Rrogozhinës zhvillon zgjedhjet e pjesshme vendore të dielën e 23 korrikut, pasi Kolegji Zgjedhor kërkoi përsëritjen e procesit për shkak të parregullsive të hasura nga kutia e burgut të Rrogozhinës.

Policia është angazhuar në ruajtjen e të gjitha objekteve zgjedhore me qëllim mbarvajtjen e procesit. Secili punonjës policie është njohur dhe trajnuar për detyrat që ka në këtë fazë dhe deri në përfundim të procesit, si dhe është pajisur me librin e xhepit për detyrat funksionale gjatë procesit zgjedhor.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe në Komisariatin e Policisë Kavajë, janë ngritur Grupet e Drejtimit për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe menaxhimin e çdo lloj situate bazuar në planin e veçantë të masave.

Ndërkohë ka filluar funksionimi i aplikacionit “Monitorimi elektronik i shërbimeve të Policisë së Shtetit”, i cili shfaq në kohë reale raportimet e strukturave në terren për sigurimin e rendit publik dhe të objekteve zgjedhore, gjatë procesit të votimit në territorin e Rrogozhinës.

“Policia garanton qytetarët e Rrogozhinës së ka ndërmarrë të gjitha masat, që e drejta e tyre kushtetuese për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit lokal, të ushtrohet e lirë, e qetë, e pacenuar dhe pa intimiduar prej askujt”– thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

edhe aleanca per shqiptaret solidarizohet me artan grubin akt vandal dhe i patolerueshem 64bc34ce84fcc
Story i mëparshëm

Edhe Aleanca për Shqiptarët solidarizohet me Artan Grubin: Akt vandal dhe i patolerueshëm!

a do te jete pjese e bbv flet alberie hadergjonaj 64bc3814a3a0e
Story i radhës

A do të jetë pjesë e BBV? Flet Albërie Hadërgjonaj

Të fundit nga

ShkoLartë