Economist: Maqedonia nga “regjimi hibrid” ka kaluar në “demokraci me të meta”

February 10, 2022
1 minut lexim

Sipas hulumtimit të “Economist” për indeksin e demokracisë në botë, Maqedonia ka përmirësuar indeksin e demokracisë për 5 vende, në krahasim me vitin e kaluar dhe është një nga 13 shtetet nga ato 167 në përgjthësi, që kanë ndryshuar statusin e tyre.

Këtë vit Maqedonia, e renditur në vendin e 73-të me indeks 6.03, ka kaluar nga “regjimi hibrid” në kategorinë e “demokracisë me të meta”.

Procesi zgjedhor dhe pluralizmi, funksionimi i qeverisë, pjesëmarrja politike, kultura politike demokratike dhe liritë qytetare janë pesë masat, sipas të cilave matet indeksi i demokracisë, nga të cilat Maqedonia është treguar më e mira në procesin zgjedhor dhe më e dobëta në kulturën politike.

Nga rajoni, menjëherë pas Maqedonisë, në vendin e 74-të është Mali i Zi, i cili gjithashtu ka përmirësuar rezultatin në këtë listë dhe së bashku me Maqedoninë, janë dy nga katër vendet që kanë përmirësuar statusin e tyre në Indeks, krahasuar me vitin e kaluar. Në përgjithësi, demokracia në botë këtë vit ka shënuar rrënie nga 5.37 në 5.28 nga vlera maksimale 10.

Sipas indeksit të demokracisë të “Economist” më mirë e ranguar është Norvegjia, ndërsa më mirë e renditura nga rajon është Serbia në vendin e 63-të, e ndjekur. nga Shqipëria në 68-të. Sipas indeksit të demokracisë, në vitin e kaluar, një e tretë e popullatës ka jetuar nën regjimin autoritar, ndërsa vetëm 6,4 për qind ia janë kënaqur demokracisë së plotë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Qeveria kroate ofron 26.500 euro për çdo mërgimtar që kthehet në vendlindje

Story i radhës

Nesër pa energji elektrike disa komuna të Shkupit

Të fundit nga

Horoskopi i datës 31 maj 2025

Dashi Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime dhe do doni që partneri të
sqmken
ShkoLartë