Nesër pa energji elektrike disa komuna të Shkupit

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektro-distributiv, pa energji elektrike nesër do të jetë një pjesë e komunave Aerodrom, Saraj, Gazi Babë dhe Sopishte.

Në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 11:00 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga bulevardi “Vidoe Smilevski Bato” ndërtesat: nr.21, nr.33 dhe nr.35, të gjitha në afërsi të parkut – Toshe Proeski në komunën Aerodrom. Prej orës 09:00 deri në orën 12:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga fshati Kondovë, komuna e Sarajit.

Pa energji elektrike prej orës 09:00 deri në orën 14:00 do të jenë edhe një pjesë e shfrytëzuesve nga lagjet Trubarevë dhe Ilinden, më saktë objektet e locuara rreth ndërmarrjeve “Rio kafe” dhe “Sara feshën”, në Gazi Babë. Prej orës 09:00 deri në orën 15:00 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Breznicë e Re në Sopishte.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Economist: Maqedonia nga “regjimi hibrid” ka kaluar në “demokraci me të meta”

Story i radhës

“Xhafer Deva nuk ishte tradhtar” – thoshte babai

Të fundit nga