eco guerilla perkrah protestat e banoreve te fshatit konjare per nderprerjen e germimeve per rene dhe zhavorr 651400ff5b9e8

Eco Guerilla përkrah protestat e banorëve të fshatit Konjare për ndërprerjen e gërmimeve për rënë dhe zhavorr

September 27, 2023
1 minut lexim

Eco Guerilla përkrah protestat e banorëve të fshatit Konjare për ndërprerjen e gërmimeve për rënë dhe zhavorr
Eco Guerilla përkrah fuqishëm protestat e banorëve të fshatit Konjare për ndërprerjen e menjëhershme të gërmimeve për rënë dhe zhavorr me çka shkatërrohen pasuritë natyrore dhe bëhet vepër penale – krim ekologjik. Edhe pse kontrata e koncesionerit me vendim të Qeverisë në vitin 2021 u ndërpre, çuditërisht në muajt e fundit shohim se si prap në mënyrë ilegale pa vendim qeveritar punimet kanë rifilluar intenzivisht. Sipas elaboratit gjeodetik të Inspektoratit shtetëror për ambient jetësor në vitin 2021 koncesioneri ka bërë shkelje të rënda të kontratës me çka seriozisht ka dëmtuar kuotën për ujrat nëntokësore, për çka edhe ankohen banorët e zonës. Duam ta rikujtojmë edhe Ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i cili publikisht më 19 prill 2021 në Tv21 pat deklaruar se koncesioneri do ti përmbysh detyrimet që janë pjesë e kontratës. Për fat të keq asgjë nuk është përmbushur nga detyrimet deri më sot. E pyesim Ministrin Bekteshi dhe Sreten Stojkovski Drejtorin e Inspektoratit shtetëror për ambient jetësor se si mundet të rifillojnë punimet pas gjithe këtyre shkeljeve të rënda ligjore. Pyesim se kush qëndron pas biznis-intereseve të këtij koncesioni?
Qytetarët kanë dyshime serioze për aferë korrputive nga struktura qeveritare. Në fshatin Konjare po bëhet ekocid natyror me çka vehet në pikëpyetje egzistenca jetësore për ujë. Sipas ligjit për vepra penale si kjo Paragrafi 1 i nenit 218 të Kodit Penal parashikon dënim me burgim nga katër deri në dhjetë vjet. Kërkojmë prokuroria të ngrejë padi penale te të gjitha palët e përfshira.
Kërkojmë urgjentisht nga Inspektorati shtetëror për ambient jetësor bashkë me banorët e zonës (sipas Konventës së Arhusit) të dalin në terren për të parë gjendjen dhe te ndërpresin urgjentisht punimet.

MARKETING

RENT A CAR

svotojne deputetet e opozites deshton mbledhja e komisionit per
Story i mëparshëm

S’votojnë deputetët e opozitës, dështon mbledhja e Komisionit për Buxhet

guardiola pranon deshtimin 651401ee25757
Story i radhës

Guardiola pranon dështimin

Të fundit nga

Kjo zonë e Vushtrrisë mbetet pa ujë deri nesër

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se ka shpërthyer gypi kryesor që furnizon rrugën “Lutfi Musiqi” në Vushtrri. Si pasojë, KRU “Mitrovica” thotë se kjo zonë mbetet pa ujë deri
ShkoLartë