Guardiola pranon dështimin

September 27, 2023
1 minut lexim

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka pranuar se nuk ka arritur të nxjerrë më të mirën nga Kalvin Phillips.

Mesfushori anglez iu bashkua City nga Leeds verën e kaluar në një marrëveshje prej 45 milionë stërlinash, por 27-vjeçari nuk është aktivizuar shpesh sezonin e kaluar por edhe këtë vit, duke mos gjetur hapësira.

“Marcelo Bielsa arriti të marrë më të mirën nga Kalvin në karrierën e tij. Do të doja të kisha bërë me Kalvin atë që Marcelo i ka bërë atij. Ne kemi mënyrën tonë specifike për të luajtur dhe ai ndonjëherë përballet në disa gjëra, ndërsa stili i mëparshëm i lojës së Leeds ishte i përsosur për të”, tha Guardiola.

Phillips luajti pothuajse të gjithë pjesën e dytë në ndeshjen e fundit që “citizens” luajtën në Premier League ndaj Nottingham Forest, pas kartonit të kuq të Rodri (do të mungojë 3 ndeshje). Për pasojë, Phillips ka shansin e artë për të provuar cilësitë e tij dhe të tregojë pse refuzoi të largohej nga klubi këtë verë.

“Ne e sollëm Kalvin këtu për cilësinë e tij. Ai është mendjehapur, gjithmonë dëshiron të mësojë dhe të ndihmojë. Kjo është ajo që ne duam të përpiqemi të bëjmë, por deri më tani kam dështuar të marr maksimumin prej tij.

Klubi foli me të sepse ai nuk kishte shumë minuta, por ai tha se dëshironte të qëndronte”, tha Guardiola.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Eco Guerilla përkrah protestat e banorëve të fshatit Konjare për ndërprerjen e gërmimeve për rënë dhe zhavorr

Story i radhës

Shqipëria zyrtarizon dy miqësore me Turqinë

Të fundit nga

Sjelljet e fshehta të një manipuluesi!

Sjelljet e fshehta të një njeriu manipulues janë shpesh të maskuara dhe të ndërlikuara, duke bërë të vështirë identifikimin e tyre.  Na ndodh të hasim shpesh njerëz manipulues në përditshmëri, prandaj mbani
ShkoLartë