Ecni në këmbë të kurseni naftën, qytetarët: Ministrja Balluku të pyetet ku e ka mbaruar universitetin

March 9, 2022
1 minut lexim

Ministrja Balluku i tha dje shqiptarëve “mos përdorni makinat, ecni në këmbë dhe kurseni naftë.” Çfarë mendimi keni?

Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në RTV Ora. Por sa janë shqetësuar shqiptarët nga rritja e  karburanteve dhe çmimeve të shportës në përgjithësi?

“Mund të ecim për një rrugë të shkurtër, por në rrugë të gjata si do ecësh në këmbë? Shqiptarët nuk kanë kondicionerë, mua s’më del hesapi me kondicioner. Ata për veten e tyre, që i kanë xhepat plot i ndezin. Mjerë populli që vuan se ata për veten e tyre i kanë xhepat plot. Të bëhet 80 lekë urbani është katastrofë. Çdo gjë në kurriz të popullit bie, ata vetëm për veten e tyre mendojnë, nuk mendojnë për popullin.”

“Qëkur jam martuar ma mori gruaja makinën, ishalla s’më vënë taksë për biçikletën.”

“Kjo thotë kurse, ndërkohë që ne kemi një jetë që kursejmë dhe nuk nxjerrim gjë në shesh.”

“Këtu s’ka pse të duhet makina, ec me biçikletë. Do ta mbaj makinën, kur të ulet nafta do dal.”

“Lum kush ka mundësinë të ikë jashtë.”

“Balluku të pyetet kur e ka mbaruar universitetin pastaj të japë ato mesazhe.”

“Ky vend po mbaron dhe ti thua nafta. Ku ka ngelur kjo punë te nafta. Ne nuk po hamë dot bukën se pale sa do shkojë çmimi.”

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Po vjen! Acar dhe dëborë, çfarë pritet të sjellë shtjella ciklonike në Shqipëri e Kosovë

Story i radhës

New York Times tërheq të gjithë korrespondentët nga Rusia për herë të parë në një shekull

Të fundit nga

Amerika ka një mbret të ri në video-lojëra

Konsola Nintendo Switch arriti një tjetër rekord. Sipas firmës analitike Circana, gjatë nëntorit të këtij viti, Switch ka tejkaluar rezultatin e shitjeve të PlayStation 2 në tregun e Shteteve të Bashkuara. Sipas

Mexhiti: “Po vjen era shtet”

Zv/kryeminsitri i parw Izet Mexhiti refuzoi tw komentojw deklaratat e e LSMD-së, të cilët thonë se ikjen e Grubit e organizoi BDI-ja dhe VMRO-ja. “E tash nuk do të hyjë në komentim
ShkoLartë