E zbulon Romano: Kjo do të jetë paga e Pogbas tek Juventusi

Paul Pogba duhet të nënshkruajë së shpejti me Juventusin.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano bëri të ditur detajet e të gjithë transferimit.

Pak kohë më parë u bë e ditur se 29-vjeçari do të largohej nga Manchester United. Ai nuk e pranoi ofertën e rinovimit dhe u largua nga Old Trafford si lojtar i lirë.

Fabrizio Romano raporton se Juve tashmë ka përgatitur të gjitha dokumentet e nevojshme për të finalizuar marrëveshjen.

Zyrtarizimi do të bëhet në fillim të korrikut.

Pogba do të fitojë 8 milionë euro neto për sezon në Juventus. Kontrata përfshinte edhe bonuse në varësi të paraqitjeve të francezit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Verë e nxehtë” – Kida dhe Butrint Imeri paralajmërojnë bashkëpunimin e radhës

Story i radhës

Isa Mustafa: Gazeta “Bota sot” të bën të ndihesh si në familje sportistësh

Të fundit nga