Shteti në aksion, kryen kontrolle në restorantin e Radoiçiqit në veri

Agjencia e Konfiskimit dhe Sekuestrimit aktualisht ndodhet në restorantin “Grey”, pronësia e të cilit është e lidhur me Milan Radoiçiqin dhe i cili u vulos në fillim të prillit.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Po bëhet evidentim i pasurisë së sekuestruar nga ana e Agjencisë”, tha shkurt Elshani.

Më 4 prill të këtij viti, u bë konfiskimi i banesës dhe restorantit të kryeterroristit serb, Milan Radoiçiq, në Mitrovicën Veriore.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pati bërë të ditur se ka nisur zbatimi i Urdhrit Ndalues lidhur me pasuritë e palujtshme në rastin Banjska.

Në një postim në Facebook, Haxhiu tha se Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar ka filluar identifikimin e pasurive të përmendura në Urdhrin Ndalues, duke përfshirë këtu edhe vilën e Radoiçiqit tek Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok, si dhe pasuritë e tjera.

Story i mëparshëm

Inteligjenca artificiale përmirëson Operan, funksioni i ri e bën jetën më të lehtë për përdoruesit

Story i radhës

Sot, parkim falas në Komunën Qendër

Të fundit nga