E vrau kolegu, prek me fjalët e motra e policit të ri: Drita e syve të mi, ma këpute shpirtin

Një ngjarje e rëndë ndoshi ditën e djeshme në Kosovë, ku ndodhi një sulm aksidental me armë zjarri.

Për pasojë mbeti i vdekur një efektiv policie në moshë fare të re. Ai u vra nga kolegu i tij në mënyrë aksidentale.

F.K qëlloi padashje Lirim Haxhollin i cili nuk mundi t’i bënte ballë plagëve të marra nga arma dhe ndërroi jetë në Emergjencën e QKUK-së.

Familjarët e tij kanë njoftuar ditën e sotme se varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e kryeqytetit në Dragodan.

Me anë të një postimi prekës në rrjetet sociale, motra e Haxhollit ka përlotur shumë persona

“O shpirti jem, o drita e syve te mi ma këpute shpirtin. Pusho në paqe! Me pikëllim lajmërojmë miqtë dhe dashamirët që në moshën 27-vjeçare, pas një incidenti tragjik, ndërroi jetë më i dashuri dhe më i shtrenjti jonë Lirim Idriz Haxholli!”, shkruhet në postimin e saj./albeu.com/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ftesa e Donald Veshajt për Ilir Shaqirin: Bashkohu me mua! Do fus 100 mijë euro nga vetja për të ndërtuar 4 shtëpi

Story i radhës

Aksident i rëndë në Batincë – përplasen autobusi dhe vetura (VIDEO)

Të fundit nga