E vrau dhe e hodhi në kanal fqinjën 63-vjeçe, dënohet me 20-vite burg Fetah Marra

July 13, 2023
1 minut lexim

Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka shpallur sot vendimin penal për shtetasin Fetah Marra, i akuzuar për vrasjen e 63-vjeçares Fatime Suli, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 20 Janarit 2022 në fshatin Kozare në qytetin e Kuçovës.

Ka qenë trupi gjykues i përbërë nga treshja e gjyqtareve: Ardiola Çela, Albana Misja dhe Entela Gjoni, me gjyqtare kryesuese Ardiola Çela, që ka vendosur sot dënimin me 20-vite burgim për shtetasin Fetah Marra. Në vendimmarrjen e saj, trupi gjykues i qëndroi masës së dënimit të kërkuar nga prokurori Elidon Hysenaj.

Vendimarrja e gjykatës u mbështet në provat e shqyrtuara dhe të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor të kësaj çështjeje. Marra mbërriti në Gjykatën e Beratit rreth orës 15:00 minuta nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që gjyqi i tij u krye me dyer të mbyllura.

Po kështu, trupi gjykues ka dhënë dënimin me 1-vit burg edhe për shtetasin Izet Marra, i akuzuar për mos kallzim krimi.

Avokati i familjes Suli, Ramiz Oboni, ka deklaruar se janë të pakënaqur me vendimin dhe se do ta apelojnë atë.

Sipas avokatit Oboni, Fetah Marra nuk duhet të dënohej vetëm për vrasje pasi ai fillimisht e ka përdhunuar viktimën dhe më pas e ka vrarë atë dhe e ka hedhur në kanal gjysmë të zhveshur.

“Do apelojmë vendimin, Fetah Marra nuk duhet të dënohej vetëm për vrasje, e përdhunoi dhe më pas e vrau”– tha ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ahmeti në prezencë të 3 deputeteve femra iu mban leksion ministrave evropianë për barazinë gjinore

Story i radhës

Prokuroria nis hetimet për dhunën në Kuvend

Të fundit nga

Vdes stilisti Menduh Mullaademi – Menda

Sot është ndarë nga jeta stilisti i shquar, Menduh Mullaademi – Menda. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social, Facebook. “Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se
ShkoLartë