‘E vlerësoj pa fund’, Moza Mevlani tregon si u ndje nga fjalët e Sali Berishës në dasmën e Arminës

min lexim

Moza Mevlani, valltare, koreografe e njohur si dhe organizatore e “Gjimnastradës Mbarëkombëtare”, këtë të enjte ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur për dasmën e së bijës, e cila ka qenë në qendër të mediave ditët e fundit.

Ajo rrëfeu disa prej emocioneve që përjetoi dhe për mënyrën se si u organizua dasma, si u zgjodh fustani i nuses, si dhe për emocionet e shumta që ka ndier atë ditë. Moza ndau me publikun edhe një moment të veçantë të dasmës, ai kur babai i dhëndrit, Sali Berisha, foli para të gjithë mysafirëve. Fjala e tij e ka prekur dhe emocionuar pa fund.

“Me dhuntitë e saj, mençurinë, mirësjelljen komunikimin, njerëzinë, dashurinë, arriti të pushtojë, jo vetëm zemrën e Shkelzenit, por edhe zemrat tona, të hyjë në zemrat tona si një vajzë e dytë!”,- tha Sali Berisha në dasmën e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës.

“Pas këtij fjalimi, e kam ndier veten jo të vlerësuar, sepse çdo njeri ka vlerat e veta në jetë, por vlerësimi që pati për vajzën time, tregoi që ishte gjithçka, sepse fjala e tij ka peshë, mendja e tij ka peshë dhe unë e vlerësoj pa fund këtë fjalim”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mexhiti: BDI-ja ka funksionuar më parë edhe pa Grubin

Story i radhës

Masivi i inerteve mbulon makinën në aksin Rrëshen-Bukmirë, shpëtojnë mrekullisht dy persona

Të fundit nga