E vërteta, mbi gjendjen në veri!

August 2, 2022
1 minut lexim

S’është aspak e çuditshme, apo e mospritshme gjendja e tensionuar në Veri të Republikës së Kosovës, duke filluar nga bllokimi i rrugëve, djegia e pikës kufitare, sulmet e njëpasnjëshme ndaj qytetarëve dhe zyrtarëve policor shqiptar.

Pse?….

Për çështjen e pazgjidhur në veri dhe mos ushtrimi i autoritetit suprem, nga institucionet mbi atë pjesë territoriale të shtetit, tash e më shumë se 22 vjet, fajtorët kryesorë janë pushtetet e mëhershme së bashku me faktorin ndërkombëtar.

Serbia dhe mosfuqia e saj për të sulmuar, jo vetëm qytetarët dhe zyrtarët shqiptarë në atë pjesë, mirëpo sulme edhe më të zgjeruara mbi Kosovë, ka zgjedhur metodën e sulmeve të njëpasnjëshme për të mbajtur një konflikt ndëretnik të ngrirë dhe ç’doherë kur marrëveshjet përkatëse të dialoguara dhe të ndërmjetësuara nga BE-ja nënshkruhen ishte është dhe mbeti Serbia ajo e cila, asnjë marrëveshjeje nuk i’u është përmbajtur.

Qeveria Kurti, duhet çdoherë të dialogojë dhe në mënyrë “strikte” – nga lartë poshtë të ushtrojë sovranitet suprem edhe në veri.

Reciprocitet për t’gjitha dhe për gjithçka….

Pa reciprocitet me Serbinë, s’ka sovranitet.

Pa sovranitet, s’ka shtet.

Të drejtat e tepruara të komunitetit pakicë serb, janë keqpërdorur dhe kanë shkaktuar, vrasje, djegien e pikës kufitare, bllokimin e rrugëve dhe madje, vrasjen e heroit kombëtar, zyrtarit policor në detyrë, z. Enver Zymberaj.

Serbia e kupton, vetëm reciprocitetin dhe gjuhën e forcës, fatkeqësisht!

Për ndonjë analizë të thekshme, s’ka nevojë se as nuk dimë dhe as nuk mundemi, se me pas ditur, gjendja nuk ish përsëritur!

Reciprocitet.

Sovranitet suprem dhe asgjë më shumë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vrasja e krye-terroristit nga SHBA-ja, reagon Berisha

Story i radhës

Po sikur të jeni më të zgjuar nga ç’mendonit? E zbuloni tani

Të fundit nga

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë