Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një foshnjë 15 muajsh është sulmuar mëngjesin e së hënës nga dy qen pitbull në qytetin e Salernos.
Si pasojë djali 15 muajsh ka ndërruar jetë.
Sipas medieve italiane, nëna ka tentuar të ndërhyjë, por edhe ajo është sulmuar.
Raportohet se nëna ka mbetur e plagosur por nuk ndodhet në rrezik për jetën.
Mediat italiane raportojnë se qentë ishin të një shoku të nënës së fëmijës.
Djali i vogël është sulmuar në kopshtin e shtëpisë së tij në Salerno.