E tmerrshme, 15-vjeçari masakron për vdekje nënën e tij, dyshimet e para

July 27, 2022
1 minut lexim

Një krim i rëndë ka ndodhur në Catania të Italisë. Djali, vetëm 15-vjeç, akuzohet se ka vrarë me thikë nënën e tij.

Policia arrestoi për vrasjen e 32-vjeçares Valentina Giunta, djalin e saj 15-vjeçar, i cili i ka shkaktuar vdekjen së ëmës në shtëpinë e saj në Castello Ursino, prej disa plagëve të rënda me thikë.

Sipas asaj që mësohet, marrëdhënia mes nënë dhe djalit kishte kohë që ishte e tensionuar dhe krimi është kryer në kulmin e një mosmarrëveshjeje mes tyre.

Trupi i Valentina Giunta u gjet nga policia në orët e vona të mbrëmjes dy ditë më parë. Punonjësit e policisë kishin ndërhyrë pas denoncimit të një familjari të viktimës, i cili tha se kishte frikë se gruaja mund të ishte në rrezik.

Karabinierët u fokusuan menjëherë në një ‘pistë’ të brendshme brenda familjes dhe kryen hetime për partnerin e viktimës, i cili vitet e fundit ishte denoncuar për keqtrajtim nga gruaja, e cila më pas u tërhoq nga ankesa.

Mirëpo, burri është ndaluar për një tentativë vrasjeje prej disa kohësh në një burg në Siçili.

Hetimet kaluan te të dyshuar të tjerë të mundshëm, përfshirë djalin 15-vjeçar të viktimës, dyshime që me kalimin e orëve kanë gjetur gjithnjë e më shumë qëndrueshmëri

Kështu, pasi ka përfunduar aktet urgjente, Prokuroria e Rrethit ia ka përcjellë dosjen asaj për të miturit në Catania, të koordinuar nga prokurorja Carla Santocono, e cila ka urdhëruar arrestimin e pesëmbëdhjetëvjeçarit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pritje disaorëshe në kufi, me gjithë marrëveshjet e Ballkanit të Hapur

Story i radhës

A mund të jenë Azem Syla, Fatmir Limaj, Sami Lushtaku, Daut Haradinaj, Ramiz Lladrovci etj, pjesë e listës së zezë të Britanisë?

Të fundit nga

Si të ndaloni të qenët person toksik?

Të jesh i/e vërtetë me veten për ndjenjat e tua, sado të vështira të jenë i bën mirë raportit me veten tuaj. Njerëzit toksikë i duan dramat. Të bësh thashetheme, t’u tregosh

Asambleisti i PDK-së aderon në partinë e Limajt

Asambleisti i deritashëm i PDK-së në Malishevë, Sadik Vrenezi i është bashkuar NISMA-s Socialdemokrate. Lajmin e ka bërë të ditur, partia e Fatmir Limajt në Malishevë. Postimi i plotë: Asambleisti i PDK’së

Sermaxhaj te Kika

Kika e Hogoshtit ka emëruar kryetrajner të ri Genc Sermaxhajn. Synimi i Kikës është të sigurojnë ekzistencën në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B.  Sermaxhaj ka luajtur në shumë ekipe të
ShkoLartë