E shihni? Kjo është Kosova jonë sovrane, e cila vet di Krejt dhe Drejt të vendos, si dhe me një kureshtje të paparë edhe po Guxon

Çfarë bukuroshe na është bërë Republika jonë Kosova. Dhe jo vetëm bukuroshe, por edhe si mbretëreshë duke iu larguar çdo ditë e më shumë labirintit fatal politik të së kaluarës sonë të hidhur, e cila aty këtu realizonte suksese, por sipas meje ato suksese ishin më shumë të trashëguara se sa të arritura të individëve të kohës në fjalë.

E sot?

Sot Kosova jonë po lulëzon.

Dhe relacionet si;

Washingtoni, Brukseli, Parisi, Panama, Tailanda, Japonia, Greqia, Berlini, Londra, Stambolli, Vjena, Çekia e shumë e shumë shtete dhe qytete tjera botërore, tashmë me porta të hapura për bukuroshen tonë DARDANE – Kosovën që ditë për ditë e më shumë, me krenari krejt dhe drejt ardhmërisë, ngadalë por me plot siguri po guxon e marshon në rrugën e formimit të një shteti stabil, dhe Evropës plakë,  po ia shton si zonjë e rëndë, shkëlqimin dhe hijeshinë e humbur dhe të venitur në harresë!

Por fatkeqësisht çka ta bën i yti, askush s‘ta bën!

E shih për këtë, duke u nisur nga fakti se ndërgjegjja është Shtëpia e veprave, t’gjith akterëve politikë iu propozoj që dy herë të mendojnë dhe një herë të flasin, në emër të së “mirës” për krijimin e Shtetit tonë Kosovës, në mënyrë që po këta akterë të mos etiketohen dhe të renditen si persona që pështeyjnë lartë, sepse pështyma e tyre do t’iu kthehet vet atyre si në fytyrë.

Le ta forcojmë Republikën tonë Kosovën, me reforma, e jo me sharja e fyerje rrugaço-rurale ndaj qeveritarëve aktualë, për të mos harruar dhe anashkaluar faktin se, secili që me shpirt, drejtësi e sinqeritet për VENDLINDJEN, mundohet dhe kontribuon, herëdokurë do t’ia arrijë qëllimit, që edhe vet të pozicionohet si qeveritar, në të ardhmen.

Por, pozicionimi arrihet vetëm me iniciativa dhe merita, që do të thotë me reforma të reja në lëmin e drejtësisë dhe sigurisë, si dhe me reformat inovative digjitale e shkencore, politiko-ekonomike si dhe financiare e strategjike, dhe se po këto arritje gjithmonë duhet të jenë të parat dhe në dispozicion, për një kohë të afërme dhe të largët, ne modusin “stand by“.

Vetëm me kësi iniciativa transparente, disa deputetë apo politikanë aktualë sharje-fyes, s’do të mund t’i arrijnë qëllimet e tyre për të arritur vendet e synuara adekuate për qeverisje.

Sepse me fjalor arrogant që prezanton vetëm mungesë të edukatës, qoftë ajo edhe familjare, e viteve të kaluara të jetës së individëve, padronë të fjalorit në fjalë – fjalor amoral degjenerues, me plot urrejtje, nuk arrihet asgjë përpos urrejtjes.

Dhe se për të qeverisur siç i ka hije personave të zgjuar politikë, me një retorikë gjithëpërfshirëse, nevojitet inteligjencë e shquar politike, e jo si “Fashion-Modela”,  t’ pispillosur që “kalërojnë si gazrat nëpër brekë” në sallën e parlamentit, duke përdorur një gjuhë që nuk i takon moralit politik të shekullit 22, si prezantues të të zgjedhurve të tyre me votë.

Dhe në fund po këta deputetë, duhet të kuptojnë se për të qeverisur pa pengesa, duhet menduar dhe punuar fort, mirë krejt dhe drejt, gjithashtu për këto cilët duhet të kenë prapa-masë dhe guxim.

 

Story i mëparshëm

Horoskopi 10 tetor 2022: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Story i radhës

Biden-Scholz, dënojnë sërish përpjekjet e Moskës për aneksimin e territorit të Ukrainës

Të fundit nga