E rëndë/ Nxënësi ka shpuar shokun e klasës me stilolaps në kokë

min lexim

Një nxënës i klasës së dhjetë ka shpuar në kokë shokun e tij të klasës pas një goditje me stilolaps.

Nxënësi është dërguar në emergjencë dhe gjendja e tij tashmë është stabile.

Ndërsa, nxënësi i cili ka sulmuar me stilolaps është përjashtuar nga shkolla. Ngjarja ka ndodhur në një gjimnaz në Prishtinë.

Në një klasë të Gjimnazit “Ahmet Gashi” në Prishtinë ka ndodhur një rast mjaftë i rëndë por edhe i padëgjuar më parë.

Pas një përleshje mes dy nxënësish njëri ka shpuar tjetrin me stilolaps në kokë, duke e goditur atë.

Të dy nxënësit janë të klasës së dhjetë dhe ngjarja ka ndodhur ditën e hënë.

“Diku rreth orës 15:00, brenda në klasë ka ndodhur në momentin kur nxënësit kanë qenë në pauzë pesë minutshe. Sipas nxënësve që kam biseduar me ta, ka qenë një përleshje, e goditja sipas nxënësve gjithmonë ka qenë me një laps kimik”, ka bërë të ditur drejtori i Gjimnazit “Ahmet Gashi”, Haxhi Metaj.

E për nxënësin, i cili ka ushtruar dhunë është marr një vendim nga shkolla.

“Masat menjëherë i kemi marr ndaj nxënësit që e ka goditë, menjëherë është larguar nga shkolla”, ka thënë Metaj.

E pas lëndimit që ka pësuar, nxënësi është dërguar menjëherë në emergjencë.

“Shumë mirë është tashmë, e kemi pranuar dhe pastaj e kemi liruar pas trajtimin, ka qenë nxënës me uniformë shkolle, nxënësi ka qenë i lënduar në kokë”, ka deklaruar Avdush Bajgora nga Emergjenca.

Vlen të theksohet se për rastin kanë qenë të njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Në gjimnazin “Ahmet Gashi” në Prishtinë vijojnë mësimin mbi 1 mijë nxënës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rusia thotë se ka arrestuar tetë persona për shpërthimin në Krime

Story i radhës

Dialogu, Blinken zbulon çfarë i tha Kurtit dhe Vuçiçit në bisedën telefonike

Të fundit nga