e rende ne kosove 17 vjecari dergohet pa shenja jete ne spital 62816d3f5355c

E rëndë në Kosovë, 17-vjeçari dërgohet pa shenja jete në spital

May 15, 2022
1 minut lexim

Një 17-vjeçar dërgohet pa shenja jete në QMF-në e Komoranit.

Një i ri ka humbur jetën në fshatin Divlakë të Lipjanit, derisa ishte duke qëndruar për vizitë te dajtë e tij.

Viktima, i cili thuhet se ishte diku rreth 17 vjeç, ishte dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, ku edhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij.

Sipas mjekut kujdestar, Dr. Feriz Bytyqi, viktimës nuk i është vërejtur ndonjë shenjë dhune dhe se për të konfirmuar se si ka ardhur deri te vdekja është duke u marrë Instituti i Mjekësisë Ligjore.

“Sipas familjarëve i ndjeri ka qenë te dajtë, duke i ndihmuar me disa punë dhe në momentin që është ulur të pushojë, i është keqësuar gjendja dhe është alivanosur. Rreth orës 14:40 viktima është sjellë pa shenja jete në qendrën tonë. Shkaku nuk dihet por dyshohet të ketë qenë ndonjë arrest kardiak apo edhe goditje në tru por konstatim merret Instituti i Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Bytyqi për Klankosova.tv.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

rusia po pergatitet te dergoje 2500 rezerviste ne ukraine 62816c9460703
Story i mëparshëm

​Rusia po përgatitet të dërgojë 2500 rezervistë në Ukrainë

takimi i nato s xhacka mbeshtesim anetaresimin e finlandes dhe suedise hapni dyert per kosoven 62816df57f80e
Story i radhës

Takimi i NATO-s, Xhaçka: Mbështesim anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, hapni dyert për Kosovën

Të fundit nga

Horoskopi i datës 24 maj 2025

Dashi Do ndiheni disi më të çliruar gjatë gjithë kësaj dite dhe do shprehni ndjenjat dhe idetë që keni. Ju të dashuruarit do jeni shumë realistë dhe marrëdhënia me partnerin ka për
ShkoLartë